Gërdeci, pas Trebickës në pyetje Mediu dhe Pinari
Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Kosta Trebicka, i ka paraqitur organit qendror të akuzës dokumente të vlefshme që hedhin dritë mbi përgjegjësitë e Ministrisë së Mbrojtjes për trafikun e municioneve në Afganistan. Gjatë ditës së enjte dhe të premte, për më shumë se 12 orë, Trebicka i ka paraqitur grupit hetimor të dhëna të dobishme, duke përforcuar indiciet e Prokurorisë së Tiranës se ish-ministri i Mbrojtjes ka shkelur ligjet për shitjen e armëve në zonat e luftës. Nisur nga të dhënat e mësuara prej Trebickas, grupi hetimor i akuzës qendrore, i kryesuar nga prokurori Zamir Shtylla, e ka parë të nevojshme të thërrasë për dëshmi deputetin Fatmir Mediu. Paraprakisht, grupi hetimor tha se thirrja është vullnetare, për të krahasuar dokumentet e servirura nga Trebicka me dokumentet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, ku dyshohet se Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, ka shkelur ligjin. Gjithsesi organi i akuzës, i pyetur dje zyrtarisht nëse ka filluar hartimi i procedurave për një kërkesë të mundshme drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit, deklaroi se është ende herët, pasi çështja po verifikohet. Sipas burimeve, pas kësaj faze do të vendoset nëse do t‘i kërkohet ose jo Kuvendit heqja e imunitetit ndaj deputetit Fatmir Mediu.
Ndërkohë, nga ana tjetër hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme po bashkëpunojnë me hetuesit e FBI-së, zyra e të cilëve ndodhet në godinën e akuzës qendrore, për të zbardhur ngarkesat me armë të nisura nga Shqipëria në drejtim të vendeve në luftë civile. Paraprakisht, nga të dhënat e marra nga dëshmitarë të ngjarjes së Gërdecit, si dhe nga ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura është mësuar se në Gërdec kishte më shumë municion sesa shkruhej në kontratë. Dyshimet duket se janë bazuar edhe në evidencat e marrjeve të armëve nga repartet ushtarake. Burimet nga akuza qendrore thanë se hetuesit amerikanë i kanë servirur organit qendror të akuzës të dhëna të dobishme për firmën AEY, e cila është nën hetim në SHBA. Nga ana tjetër, hetuesit shqiptarë i kanë servirur ekspertëve të FBI-së dëshmitë e deritanishme të dosjes "Gërdeci".
Një hap tjetër i grupit hetimor është marrja sërish në pyetje e Ylli Pinarit, ish-drejtuesi i firmës shtetërore të shitjeve të armëve MEICO, i arrestuar si një nga shkaktarët e tragjedisë së 15 marsit në fshatin Gërdec. Faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Trebicka duket se kanë hedhur akuza të tjera ndaj ish-drejtuesit të MEICO-s.
Hetimet
Biznesmeni Kosta Trebicka,
pikë kyçe për prokurorinë
Kosta Trebicka, president i formës "Xhoi", është personi kyç për prokurorinë në lidhje me trafikun e dyshuar të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Seancat e zgjatura të pyetjeve kanë hedhur dritë mbi mënyrat e dyshimta të trafikut të armëve nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare, nëpërmjet kompanisë shtetërore të shitjeve të armëve MEICO. Trebicka, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë EVDIN me administrator Henri Tomein kishte shkaktuar dyfishin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit. Pas këtij momenti, Trebicka është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së."Kjo punë ka shkuar shumë larg, te djali i Kryeministrit", thotë Diveroli në bisedën e përgjuar nga Trebicka, duke i pohuar këtij të fundit se djalin e panjohur ia kishin prezantuar si Shkëlzen Berisha. Trebicka ka pohuar për hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme se MEICO kishte si qëllim të sabotonte furnizimin e AEY, pasi tregtia e skrapit ishte më fitimprurëse. Investigimi i gazetës prestigjioze, "The NewYork Times" nxori në sipërfaqe një tjetër skandal me fishekët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin shumë të vjetër dhe jashtë standardit.