AAK: As kushte as koalicion

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk i ka paraqitur kusht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), që ta pranojë nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala, për kryeministër.
“Për më tepër, kjo parti as që ka ndërruar qëndrimin e saj në raport me koalicionin me PDK-në e Hashim Thaçit, ndërsa vazhdon t’i qëndrojë besnike qëndrimit të saj, se “nuk bënë koalicion me ata që kanë dëmtuar shtetin”.
Kështu ka thënë anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se kushtet e Haradinajt për Thaçin, janë spekulime të disa medieve dhe asgjë më shumë.