E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup: Viktima e tretë nga gripi

Në klinikën infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 22 vjeçare, e cila është viktima e tretë e gripit sezonal të llojit B.

Sipas mjekëve të klinikës, vajza nuk kishte ardhur në kohë në spital per ta parandaluar semundjen. Në Maqedoni, tashmë janë regjistruar më shumë se dy mijë raste të gripit nga fundi i dhjetorit.

Sipas mjekëve, në klinikën infektive është raportuar edhe për një rast i infektuar me virusin A H1N1.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›