AAK: Qeveria e fshehu tragjedinë e Tisës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shprehu sot shqetësimin dhe indinjatën lidhur me mosangazhimin e duhur të Qeverisë, veçanërisht të Ministrisë së Jashtme, për zbardhjen e tragjedisë në lumin Tisa, në kufirin midis Serbisë dhe Hungarisë.
Në këtë rast, sipas raportimeve të medieve, shtatë ditë më parë, në rrethana ende të pasqaruara, kanë humbur jetën 15 shqiptarë të Kosovës.
Madje AAK e akuzon Qeverinë se e ka mbajtur të vërtetën e kësaj tragjedie tash e sa ditë larg vëmendjes së opinionit dhe në të njëjtën kohë, nuk ka vepruar si duhet, me shpejtësi dhe efikasitet në zbulimin e së vërtetës rreth këtij rasti.
AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mbajë takim të jashtëzakonshëm, për ta shqyrtuar këtë tragjedi, rrethanat dhe shkaktarët e ndodhjes së saj dhe njëkohësisht të veprojë me përgjegjësi të plotë rreth këtij rasti, në të cilin si pasojë e krimit të organizuar dhe trafikimeve ilegale e pësuan 15 shtetas të Republikës së Kosovës, thuhet në një komunikatë të AAK-së, shpërndarë medieve.
AAK thotë se ndan dhimbjen me familjet e atyre që humbën jetën dhe shpreson në identifikimin sa më të shpejtë të fatit të të zhdukurve të tjerë.