UNMIK-u mbyll seancat për viktimat e 10 shkurtit

Përfaqësuesi ligjor i familjarëve të të vrarëve në protestën e Vetëvendosjes, të 10 shkurtit 2007, Halim Sylejmani, përmes një njoftimi për media të lëshuar të premten bëri me dije se ka marrë një udhëzim administrativ nga UNMIK-u me të cilin Panelit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut i ndalohet të mbajë seanca të hapura dëgjimore.
nga Paneli Këshillëdhënës për të drejtat e njeriut i cili ka të bëjë me viktimat e 10 shkurtit, Mon Balaj e Arben Xheladini që të dy aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje.
Veç avokatit Sylejmani, i cili ligjërisht përfaqëson Shaban Xheladinin, Kadri Balajn, Zenel Zenelin dhe Mustafë Nerjovajn, Udhëzimi administrativ të UNMIK-ut 2009/1 i është dorëzuar edhe avokatëve Paul Troop dhe Jude Bunting nga Tooks Chambers, në Londër.
Sipas kumtesës së përfaqësuesit ligjor, Udhëzimi Administrativ ia ndalon Panelit të mbajë seanca të hapura dëgjimore ku palët kundërshtuese kanë mundësi tia sfidojnë njëra tjetrës argumentet dhe faktet. Ajo sipas Sylejmanit, ia lejon PSSP-së ti emërojë gjykatësit e vet në Panel, në rastet kur Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk propozon kandidatë të përshtatshëm brenda një muaji, dhe po ashtu vendos që i tërë komunikimi me media në emër të Panelit do të bëhet nga UNMIK-u.
Rasti i 10 Shkurtit ishte dorëzuar në PKDNj më 6 qershor 2008. Më 25 shtator 2009, UNMIK-u informoi Shaban Xheladinin and Kadri Balajn se OKB-ja ka vendosur tu ofrojë familjeve të tyre kompensim, por për ta marrë këtë, ata duhet ta nënshkruajnë heqjen dorë nga tentimet e tyre për ta mbajtur OKB-në në përgjegjësi ligjore për vrasjen e djemve të tyre. Më 30 shtator 2009, përfaqësuesit ligjor të familjeve e kanë informuar UNMIK-un se ata nuk do të pranojnë një kusht të tillë të paprecedant dhe të padrejtë, thuhet në kumtesë.
Ky Udhëzim Administrativ sipas avokatit, e komprometon seriozisht pavarësinë e Panelit. Ai është i disejnuar për ta bllokuar mundësinë që të shqyrtohet rasti i 10 Shkurtit, dhe shkeljet tjera serioze të të drejtave të njeriut nga UNMIK-u, me implikime më të gjëra për llogaridhënien potenciale të misioneve tjera të OKB-së përreth botës. UNMIK e ka pranuar verbalisht përgjegjësinë për vrasjen e Monit dhe Arbenit dhe për plagosjen e 80 demonstruesve tjerë, por po tentojnë që ta bllokojnë secilën rrugë përmes së cilës ata do të mbaheshin ligjërisht përgjegjës. Pas dështimit të shantazhimit të familjeve me kompensim, tash e kanë miratuar këtë Udhëzim Administrativ, thuhet më tej në kumtesë.
Megjithatë bëhet e ditur se përfaqësuesit ligjor të familjeve do tia komunikojnë PKDNj-së argumentet e veta ligjore për këtë Udhëzim Administrativ deri më 12 nëntor.