Me letërnjoftime të reja, 635 mijë kosovarë

Më shumë se 635 mijë qytetarë të Kosovës janë pajisur deri tani me letërnjoftime të reja, ndërsa me pasaporta rreth 522 mijë shtetas, njoftoi sot ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti. Sipas tij, sidoqoftë, ende mbesin shumë sfida në procesin e pajisjes së qytetarëve me dokumentet e Republikës së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti, në një ligjëratë të mbajtur sot në Forumin e së premtes në Universitetin Amerikan në Kosovë adresoi çështjet kryesore me të cilat përballet kjo ministri aktualisht, duke veçuar pajisjen e qytetarëve me dokumente të reja, procesin e liberalizimit të vizave, marrëveshjet për riatdhesim etj. Para studentëve ministri paraqiti statistikat për ecurinë e procesit të pajisjes së qytetarëve, i cili sipas tij po zhvillohet mbarë.
Një çështje tjetër e rëndësishme e lidhur me Ministrinë e Brendshme aktualisht është ajo e riatdhesimit të qytetarëve kosovarë nga bota e jashtme. Ky është edhe njëri ndër kriteret kryesore për liberalizimin e vizave dhe ministri Pajaziti tha se deri më tani janë nënshkruar dy marrëveshje për riatdhesim: njëra me Shqipërinë dhe tjetra me Belgjikën. Pajaziti shtoi se do të ketë një partneritet me shtet e evropës me programe të vecanta për ti integruar këta qytetarë në vend.
Me marrëveshjet që i nënshkruajmë janë një partneritet i plotë mes nesh dhe shteteve evropiane.Se pari nuk do te kthehen të gjithë. Do të kthehet një numër i tyre,
Për sa i përket liberalizimit të vizave me BE-në ministri Pajaziti tha se Kosova ka bërë plan të njëanshëm, i cili është miratuar edhe në Qeveri dhe janë duke u zbatuar disa kritere, të domosdoshme në këtë proces. Ai tha se Komisioni Evropian i ka përkrahur aktivitetet që po ndërmerr kjo ministri, edhe pse Kosova nuk është e përfshirë në këtë proces. (RTK)