Një pjesë e klerit serb kundër vendimit të KFOR-it

Prishtinë, 6 gusht - Peshkopi i kishës serbe Lipjanit, Teodosie, ka reaguar ndaj vendimit të KFOR-it që përgjegjësinë për sigurinë e manastirit të Graçanicës t’ia dorëzojë Policisë së Kosovës, transmeton opinione RTK-ja.
Sipas tij, kjo do të rrezikojë sigurinë e manastirit, ndërsa ka paralajmëruar vendosjen e pengesave të telit gjembor dhe ngritjen e mureve të reja për rreth manastirit. Peshkopi Teodosije ka thënë se vendimi ishte sjellë pa miratimin e kishës ortodokse serbe.
Ai tha se “ky vendim është politik dhe bëhet me qëllim për të dërguar mesazhin se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, me qëllim të fshehjes të së vërtetës për shkeljen e të drejtave në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të peshkopit të Lipjanit Teodosije.
Ai tha se zyrtarëve të NATO-s u ka përcjellë qëndrimin e Kishës serbe se do të shtrëngojnë regjimin e kontrollit ndaj vizitorëve dhe do të marrin masa shtesë sigurie në Manastirin e Graçanicës.
Ndërkaq prifti i manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, tha se me këtë vendim raportet midis KFOR-it dhe Kishës serbe janë keqësuar ndërsa sipas tij, ky është një mesazh i keq edhe për serbët që duan të kthehen në Kosovë.