Kritikë Amfilohijes pse u takua me Hysën

Beograd, 6 gusht - Një takim i peshkopit serb Amfilohije me koordinatorin e Qeverisë së Kosovës për veri, Ylber Hysa, fundjavën e kaluar, ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi, raportojnë mediat në Beograd.
Ka qenë Këshilli Nacional Serb për veriun e Kosovës ai që publikisht ka kritikuar peshkopin pse është takuar me zyrtarin kosovar që është i ngarkuar me zbatimin e strategjisë së Prishtinës për integrimin e veriut të Kosovës.
Në një komunikatë për media, KNS-ja e veriut ka thënë se takimi i 2 gushtit në Kishën Ortodokse në Vushtrri, ku ishte i pranishëm edhe zyrtari i Qeverisë serbe, Oliver Ivanoviq, zgjon dyshime edhe për faktin se nuk është raportuar fare në mediat serbe, ndërkohë që mediat e Kosovës e kanë raportuar gjerësisht këtë ngjarje.
“Kjo zgjon dyshime edhe për shkak se mandati i Hysës është që institucionet serbe t’i shkrijë në ato shqiptare, që vlen edhe për kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, të cilave autoritetet shqiptare ua kanë amputuar prefiksin ‘serbe’ dhe po i riemërojnë si ‘trashëgimi kulturore e Kosovës’”.
Në komunikatë thuhet se edhe Hysa “këtë detyrë ka nisur ta zbatojë me hapjen e paradokohshme të Qendrës për Regjistrim Civil në Mëhallën e Boshnjakëve, kur kundër protestuesve serbë është hedhur bomba, që i vrau mjekun Mesud Xhekoviq, dhe plagosi më shumë se dhjetë civilë serbë”.
Ndërkohë vetë Amfilohije ka deklaruar për mediat serbe se takimi në Vushtrri ka qenë i rastësishëm, ku Hysa gjendej në mesin e mysafirëve në ceremoni dhe se nuk bëhet fjalë për çfarëdo bashkëpunimi të Kishës Ortodokse Serbe me institucionet e Kosovës. Ai edhe ka përkujtuar kritikët e këtij takimi se mikpritja serbe është e njohur dhe se mysafirët nuk dëbohen nga festat.
Në anën tjetër Oliver Ivanoviqi, në një deklarim për gazetën “Danas”, ka thënë se në Vushtrri nuk e ka pritur askënd dhe se aty ka qenë mysafir në hapjen e Kishës së Shën Ilisë dhe drekën e festës, ndërsa në lidhje me komunikatën e KNS-së ka thënë se “nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat e një organizate që nuk ekziston”.