E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati për shpërthim

Valon Berisha është përfshirë në mesin e 11 talenteve, që priten të shpërthejnë këtë sezon në Norvegji. Ekspertët e futbollit norvegjez, mesfushorin e klubit Viking e vlerësojnë si një futbollist me të ardhme të ndritur. Nga Express më 12 mars 2011 në ora 15:36

E përditshmja norvegjeze VG (Verdens Gang) të premten ka publikuar një shkrim për 11 talente të futbollit, të cilët pritet të dalin në skenë gjatë këtij sezonin në elitën e futbollit në Norvegji. Në mesin e tyre është edhe mesfushori kosovar Valon Berisha.

VG shkruan se ekonomia e rëndë në futbollin norvegjez ka bërë që klubet mos të përforcohen dhe si rezultat i kësaj, të rinjve u është dhënë mundësia t’i shfaqin aftësitë e tyre në ekipet e para.

Njëri nga futbollistët e rinj që iu dha mundësia të debutojë në elitën e futbollit norvegjez sezonin e kaluar është edhe 18 vjeçari me prejardhje nga Kosova, Valon Berisha.

Anëtari i përfaqësueses U19 të Norvegjisë me skuadrën Viking luajti rreth 11 ndeshje (4 nga fillimi), derisa arrtit të shënojë edhe një super-gol në ndeshjen kundër Lillestrom.

Kosovari me pasaportë norvegjeze ka marrë lëvdata nga gazetari i përditshmes norvegjeze VG, Knut Espen Svegaarden. “Valon Berisha është një nga talentet e shumtë që ka skuadra e Vikingut. E çartë, një futbollist që vlen të vëzhgohet”, ka deklaruar ai.

Mendimet për talentet që pritet të ‘dhezin’ këtë sezon i kanë dhënë edhe selektorët e grupmoshave U19 dhe U21 të përfaqësueses Norvegjeze, të cilët kanë pasur rastin t’i shohin nga afër.

Trajneri i përfaqësueses U 19, Bard Flovi, ka thënë se Berisha ka potencial dhe ka bërë hapa para. Ndërsa mesfushori kosovar ka marrë fjalë të mira edhe nga selektori i U21 të Norvegjisë, Per Joar Hansen.

“Ai ka qenë shumë i mirë me atë që kam parë unë, mbetet të shihet nëse do të arrijë ta mbajë këtë formë”, ka deklaruar Per Joar Hansen.

18 vjeçar me talentin e tij nuk ka lënë pa u vërejtur edhe nga skautët e futbollit në Norvegji. “Vërtet i besoj Berishës dhe shpresoj qe ai të luajë në pozitën ku është më i miri, ka theksuar sakuti Stig Torbjørnsen.

Viking dëshiron që ta mbajë me çdo kusht Valon Berishën, me të cilin ka kontratë edhe një vit. Klubi norvegjez dhe futbollisti kosovar nuk kanë arritur marrëveshje ende për vazhdimin e kontratës, pasi 18-vjeçari e ka refuzuar ofertën e parë.

Mirëpo, udhëheqësit e klubit nga elita e futbollit norvegjez insistojnë se nuk do ta lëshojnë që t’u ikën lehtë nga duart njëri nga talentet më të mëdhenj të futbollit norvegjez.

Përveç Berishës, në mesin e talenteve që priten ta tregojnë vetën këtë sezon në elitën e futbollit norvegjez janë: Yann-Erik de Lanlay, Christian Landu Landu (Vigikg), Nielsen Håvard (Valerenga), Hill Gjermund, Mushaga Bakenga, Simen Wangberg (Rosenborg), Jørgen Skjelvik, Jørgen Hammer (Stabæk), Magnar Odegaard (Sarpsborg 08), Thomas Drage (Tromso).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›