E Diel, 1 Nëntor 2026

ABA feston 10-vjetorin, tani Intesa Sanpaolo Albania

Nga Besian Ajazi
Prej 3 tetor, Banka Amerikane e Shqipërisë do të njihet në tregun bankar shqiptar si Intesa Sanpaolo Bank Albania, duke ndryshuar edhe identitetin e saj viziv. Në 10-vjetorin e krijimit të saj ABA ndryshon zyrtarisht emrin. 

TIRANE- Në një ambient festiv, Banka Amrikane e Shqipërisë ka festuar 10 vjetorin e krijimit të saj, jubile i cili e ka gjetur me një tjetër emër zyrtar, duke u bërë pjesë e grupit bankar më të madh në Europë, “Intesa SanPaolo”. Që prej datës 13 dhjetor, Banka Amerikane e Shqipërisë do të njihet ndryshe në tregun bankar shqiptar si “Intesa SanPaolo Bank Albania”, duke ardhur tek klientët edhe me identitet viziv të ndryshuar. Ish drejtuesit në vite të Bankës Amerikane në Shqipëri dhe ata të rinj kanë pritur në këtë jubile festiv, kolegë, ministra, deputetë, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Tiranë të cilët i kanë ururar për sukseset dhe arritjet e këtyre 10 viteve në tregun shqiptar bankar. Shërbimi cilësor, i shpejtë dhe me integritet ndaj klientit ka qenë dhe mbetet një nga pikat më të forta, që e ka vënë bankën amerikane në një rol udhëheqës në tregun bankar shqiptar. Transparenca dhe konfidencialiteti kanë qenë dhe mbtetn një binom i rëndësishëm dhe kyç në marrëdhëniet me klientët dhe në filozofinë e bankës. Kryetari aktual i bankës “Intesa Sanpaolo Albania”, Masimo Pierdiki, premtoi të njëjtin angazhim dhe seriozitet në punë edhe në të ardhmen.
Më 29 qershor të viti 2007, Banka Amerikane e Shqipërisë u bë pjesë e grupit “Intesa Sanpaolo”, një prej grupimeve bankare më të fuqishme në evrope, me 19.7 milion klientë duke përfshirë edhe 130.000 klientët shqiptar. Grupi Bankar Intesa Sanpaolo ka në të gjithë europen 8500 degë dhe mbi 101.000 punonjës. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›