Miloti vuan prej 12 vitesh mungesën e telefonisë fikse
Qyteti i Milotit prej 12 vitesh pa telefoni fikse. Ndonëse vite më parë është instaluar edhe një impiant me 1000 numra telefonik, ky shërbim për 5000 banorët e qytetit është ende një privilegj.
MILOT- Prej 12 vitesh në qytetin e Milotit mungon telefonia fikse. Edhe pse në këtë qytet disa vite më parë është instaluar një impiant me 1000 numra telefonik për tu shërbyer qytetarëve, por asnjëherë nuk është vënë në shërbim ky impiant bashkohor që do të zgjidhte nevojat e 5000 banorëve. Selman Hasani sekretar i Këshillit të Komunës është shprehur se, “çdo vit është premtuar që ky problem do të marrë zgjidhje, por ende kontenieri vazhdon të qëndrojë pa instaluar ndonëse kanë kaluar disa vite nga blerja e tij”
Kryeministri i vendit Berisha, jo në pak takime e konferenca ka premtuar futjen e internetit në çdo shkollë dhe qytet të vendit nën moton, “mosha e internetit”, në mënyrë që brezi i ri shqiptar të jetë në të njëjtin hap me atë europian, por në Milot interneti është luks për qytetarët kur mendon se vetëm për neglizhencë të drejtorive përkatëse mungon telefonia fikse, shërbim i përdorur që para viteve 90. (a.r/news24/balkanweb)