Haradinaj, “Qytetar Nderi” në komunën Tropojë e Vjetër
Komuna Tropojë e Vjetër nderon me titullin “Qytetar Nderi” ish komandantin e UCK-së dhe ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në ceremoni u vlerësua kontributi i Haradinajt në luftën për çlirimin e Kosovës.
TROPOJE- Ramush Haradinaj, “Qytetarë Nderi” i komunës Tropojë e Vjetër. Komuna e Tropojës së Vjetër e ka vlerësuar kontributin e ish komandantit të UÇK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, në luftën kundër evazionit serb në vitet 97-98-99 si dhe profilin e tij si politikan I Kosovës së lirë duke i dhënë titullin “Qytetarë Nderi”. Në ceremoninë e rastit, ku ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të Qarkut të Kukësit dhe Prefekturës, të ftuar nga Kosova si dhe autoritete nga Tirana u vlerësua gjithashtu se Haradinaj dhe bashkë luftëtarët e tij duke luftuar për çlirimin e Kosovës në zonën e Dukagjinit dhe Malësisë së Gjakovës penguan njëkohësisht invazionin e serbëve drejt zonave të Shqipërisë.
Vetë Haradinaj falenderoi Këshillin e Komunës për titullin e dhënë, ai u shpreh se, ndjehej i ;lumtur që nderohej nga një trevë për të cilën ndjehet borxhli. (a.r/news24/balkanweb)