ADN-ja e viktimës, do të krahasohet me denoncuesit për zhdukje personi
09/03/2005 Nëse karta telefonike e gjetur në vendngjarje nuk mund të deshifrohet për shkak të dëmtimeve dhe nuk bëhet dot i mundur identifkimi i personit që u eksekutua nga shpërthimi i eksplozivit te “Don Bosko”, i vetmi shans mbetet denoncimi për zhdukje personi. Burime pranë prokurorisë pohojnë se ADN-ja e viktimës do të krahasohet me të gjithë ata familjarë që denoncojnë zhdukjen e një personi të seksit mashkull të moshës rreth 40 vjeç. Ndërkaq, do të përjashtohen ata që nuk kanë elemente të përafërta të ADN-së me viktimën. Këtij krahasimi do t’i nënshtorhen të gjithë ata që do të pretendojnë se viktima është i afërmi i tyre. kjo pas dyshimeve që kanë lindur për një eleminim të mundshëm ndaj tij dhe jo të një aksdenti. Burimet thonë se mendohet se nëse ai vërtetë është ekzekutuar nga dikush tjetër, këtij të fundit mund t’i interesojë që tia zhdukë edhe kufomën. Për këtë shkak do të pritet rezulatati i krahasimit të ADN-së për çdo person që denoncon zhdukjen e të afërmit të tij, dhe trupi do të jepet vetëm atëherë kur të jenë të bindur në bazë të provave se viktima është vërtetë familjari i tij.