Eksplozivi te “Don Bosko”, vitima 40 vjeç

09/03/2005 Ende asnjë denoncim për person të zhdukur. Fati i identifkimit tek karta e celularit
Ekspertët mjeko-ligjorë kanë konkluduar paraprakisht se mosha e viktimës së shpërthimit të eksplozivit në një pallat në rrguën “Don Bosko”, që i përket seksit mashkull, është rreth moshës së 40 viteve. Por mbetet ende pa një emër kufoma e cila thuajse është shkatërruar dhe djegur e gjitha si pasojë e shpërthimit të eksplozivit. Ndoësne të gjitha komisariatet e vendit dhe veçanërisht ato të Tiranës, janë në gatishmëri dhe në pritje për donjë denoncim të qytetarëve për zhdukjen e ndonjë personi të seksit mashkull ditët e fundit, asnjë i tillë nuk është paraqitur. Duket sikur viktima e mëngjesit së të shtunës ka qenë jetim ose ka jetuar i vetëm, pasi askush nuk ka denoncuar zhdukjen e ndonjë të afërmi të tij gjatë ditëve kur ndodhi ngjarja.
Ekspertimi
Nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës e cila po heton këtë çështje, mësohet se nga materialet e sjella aty nga policia dhe mjeko-ligjorët ka vetëm dy konkluzione rreth viktimës. E para që i përket seksit mashkull dhe e dyta që është konkluduar paraprakisht nga ekspetët mjeko-ligjorë, mendohet që t’i përkasë moshës 40 vjeç. Ndërsa nuk është arritur dot të zbulohet identiteti i tij, në teshat e djegura nuk i është gjetur asnjë dokument të cilat mendohet të jenë shkatërruar gjatë shpërthimit. Por e vemja shpresë e prokurorisë duket se është një kartë telefonike celular e kompanisë “Vodafone”, që i është përcjellë kësaj të fundit me qëllim identifkimin e tij. Burimet shprehen se karta është dëmtuar nga shpërthimi dhe mendohet të ketë qenë ajo e celularit që ka aktivizuar shpërthimin e eksplozivit që paraprakisht rezulton të jetë rreth 500 gramë tritol. E ndodhur në këto kushte prokuroria u ka kërkuar të gjitha komisariateve të vendit dhe veçanërisht atyre të rretheve ku më parë kanë shërbyer zyrtarët e lartë të drejtësisë që banonin aty pranë, të njoftonin për denoncim për zhdukje personi.
Hetimi
Hetimi i prokurorisë dhe i policisë kryeqytetase është shtrirë në dy pista lidhur me shpërthimin e eksplozivit në një pallat në rrugën “Don Bosko”, që mori jetën e një personi ende të paidentifkuar. Ky fakt ka qenë edhe moskonkludimi në një pistë zyrtare lidhur me motivin e ngjarjes, thonë burimet. Dyshohet që viktima të ketë dashur të kryente një atentat, me anë të eksplozivit dhe ky i fundit t’i ketë shpërthyer në dorë nga ndonjë thirrje aksidentale e mundshme. Nisur nga ky variant, mendohet që vazhda e gjakut të jetë lënë nga një bashkëpunëtor i mundshëm i tij që pasi ka shkuar në vendngjarje për të parë çkishte ndodhur është larguar me shpejtësi pasi këpucët i janë ngjyer me gjakun e viktimës. Ndërsa pista tjetër në të cilën po heton prokuroria, është ajo e një atentati të mundshëm ndaj viktimës. Edhe ky dyshim ka lindur në bazë të gjurmëve të gjakut që largohen me dhjetra metra nga vendngjarja. Sipas burimeve, dyshohet që eskplozivi të ketë qenë i montuar në bordurën e shkallës, ndërsa atentatori ka pritur viktimën e tij. Dhe në momentin që ai është ndodhur pranë ka realizuar shpërthimin me anë të celularit. Ndërsa në këtë variant, gjurmët e gjakut prokuroria i shpjegon, se atentatori mund të ketë shkuar për të parë nëse viktimsa e tij ishte eksekutuar apo jo përfundimisht për të pasur një siguri totale. Për këtë shkak do të kryhet krahasimi i ADN-së së viktimës me atë të gjurmëve të gjakut, për të parë nëse është apo jo e njëjta.