"Lamaj", në kërkim blerësi i tritolit

09/03/2005 Akuza kërkon informacion nga fqinjët për trafikun e këtij lloji eksplozivi
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetimin për zbulimin e burimit të sasisë së eksplozivit që mori jetën e biznesmenit të njohur Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi në orët e para të të hënës së javës së kaluar. Kjo pasi nga ekspertiza paraprake e eskplozivit është konkluduar se ky lloj nuk gjendet në Shqipëri. U është kërkuar infomacion drejtësive të vendeve të rajonit, lidhur me burime të mundshme të kësaj familje eksplozivi, me qëllim arritjen në ndonjë emër të dyshuar si shitës dhe blerës të tij. Gjithashtu, është dërguar edhe koha e përafërt e dyshuar se kur mund të jetë blerë eksplozivi, për arsye që drejtësitë e këtyre vendeve ta kenë më të lehtë hetimin për gjetjen e burimit të tij dhe personave që mund ta kenë shitur.
Hetimi
Hetimi për gjetjen e ndonjë emri të dyshuar të bashkëpunëtorëve të atenatit ndaj Lames, mësohet të jetë shtrirë edhe jashtë shtetit. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat thanë se po punojnë operativisht për marrjen e informacioneve lidhur me shtetin nga mund të ketë mbërritur eksplozivi, që rezultoi të mos ishte përdorur më parë dhe që nuk gjendet në Shqipëri. Burimet thonë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deleguar në polici kryerjen e veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me identifkimin e vendit nga mund të ketë mbërritur eksplozivi si dhe mbi të dhëna për transportuesin e tij. Ndërsa mësohet që vendeve fqinj t’u jetë kërkuar informacion nëse kanë dijeni apo ndonjë preçedent penal për tregëtim eksplozivi që paraprakisht rezulton t’i përkasë familjes C. Burimet sqarojnë se drejtësive të huaja u është dërguar edhe informacion për një hark kohor të caktuar gjatë të cilit dyshohet të jetë blerë eksplozivi. Ky hark kohor është përcaktuar në bazë të rrethanave kur dhe ku ka ndodhur ngjarja, duke pasur parasysh edhe periudhën që kur njëri prej ashensorëve ndodhej i prishur. Kjo pasi dyshohet që plani i mirëdetajuar për atentatit ndaj Lames mund të jetë hartuar pasi ashensori ka qenë i prishur, thonë burimet.
Verifikimi
Duket se mungesa e gjurmëve të autorëve në vendngjarje e ka detyruar drejtësinë që të ndërmarë një sërë verifikimesh me qëllim që të arrijë në një provë ndaj ndonjë autori të mundshëm të atentatit ndaj Lames. Nga burime policore mësohet se dy pistat e hetimit janë shtrirë në verifkimin e numrave telefonikë celularë që dyshohet të kenë mundësuar shpërthimin dhe në atëe të gjetjes së burimit të eksplozivit. Burimet thonë se, prokuroria dhe policia po verifikojnë për burimin e eksplozivit dhe shitësit të tij që mendohet të jenë jashtë kufijve të Shqipërisë. Nëse arrihet të vërtetohet se kohët e fundit në ndonjë vend fqinj është shitur eksploziv i kësaj familje, atëherë do të bashkëpunohet me drejtësitë e këtyre vendeve për gjetjen e blerësit dhe të transportuesit për në Shqipëri. Burimet sqarojnë se identifkimi i blerësit të eksplozivit do të çonte zbulimin e një prej bashkëpunëtorëve të atentatit, ose të paktën mund nga ky mund të konkludohej në emra të tjerë të dyshuar. Pas konkludimit se eksplozivi që u përdor në këtë atentat nuk gjendej në Shqipëri, u ngritën dyshimet se kanë bashkëpunuar disa persona. Kështu dyshohet të ketë qenë të paktën një sigurues i eksplozivit dhe një “ekspert” në fushën e shpërthimit. Gjithashtu, në bazë të rinëdërtimit të skemës së vendingjarjes, policia ka ngritur dyshimet se dikush tjetër mund të ketë vëzhguar lëvizjet e Lames.
Selkesionim numrave të papërdorur
Burimet policore thonë se kompanitë celulare në vend, pas një kërkese të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë filluar verifkimin e të gjithë numrave të blerë pas atentatit te TVA ku Lame dhe inxhineri Ngjeqari mbetën të plagosur, të cilët janë përdorur vetëm të djelën e javës së kaluar. Kjo pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe disa provave, u ngritën dyshime për një lidhje të mundshme mes atentateve, shtojnë burimet. Ato pohojnë se mendohet që numri që ka qenë i montuar në eksploziv ka qenë i papërdorur me qëllim evitimin e ndonjë thirrje aksidentale që do të dështonte atentatin. Për këtë shkak edhe verifkimi ëhtë përqëndruar në ata numra celularë të cilët janë blerë katër muajt e fundit të cilët janë përdorur vetëm të djelën dhe që kanë marrë thirrje në momentin e shpërthimit rreth orës 00.40 të ditës së hënë javën e kaluar. Më pas do të identifkohet edhe numri i cili ka dërguar thirrjen dhe do të fillojë verifkimi dhe hetimi për poseiduesit e tyre. burimet përfundojnë se ka disa ditë që ka filluar verifkimi dhe së shpejti mund të seleksionohet numri celular i cili ka marrë thirrje në momentin e shpërthimit të eksplozivit, i cili do të jetë numri i dyshuar që mund të ketë qenë në celularin kreu aktivizimin.