E Hënë, 2 Nëntor 2026

Projekt-ligj për aktivitetin e sekteve fetare

09/03/2005  Ministria e Drejtësisë po harton një projekt-ligj, lidhur me aktivitetin e sekteve fetare në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë këtij institucioni dhe Prokurorisë së Tiranës, e cila ka filluar një hetim zyrtar lidhur me ndikimin e literaturave të këtyre sketeve në vevrasjet e kohëve të fundit. Nga burimet mësohet se në projekt-ligj do të cilësohet që çdo sekt fetar të jetë transparent me drejtësinë lidhur me aktivitetin që ai ushtron. Ndonëse ekziston Komiteti Shtetëror i Kulteve, pas ngjarjeve të fundit ku vajza të reja frekuentuese të këtyre sekteve, është parë e arsyeshme nga institucionet e drejtësisë përcaktimi i disa parametrave për aktivitetin e tyre. mësohet se ky projekt-ligj do të bazohet edhe në rezultatet e hetimit. Kështu, të gjitha literaturat e sekteve fetare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend do të ekspertohen nga specialsitë të fushave të psikologjisë dhe sociologjisë. Nëse do të vërehen tejkalime në literaturën e tyre, të cilat mund të nxisin ferkuentuesit në vetvrasje, atëherë këto shtesa të literaturave nuk do të lejohen të predikohen. Gjithashtu do të përcaktohet edhe qëllimi i aktivitetit të tyre dhe për çdo element do të ketë parametra të paracaktuara që do të hartohen nga ekspertë të drejtësisë në bashkëpunim me psikologë dhe sociologë. Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës, pas sekuestrimit të disa materialeve të literaturave të “Jehovait”, në banesën e Violeta Agos e cila disa ditë më parë tentoi të vetvritej duke u qëlluar disa herë me thikë në bark, nisi zyrtarisht hetimin për ndikimin e ideologjisë së këtyre sekteve fetare. Sipas burimeve të organit të akuzës, do të konkludohet mbi ndikimin që mund të ketë kjo literaturë në personalitetin e vajzave të vetvrara që kanë qenë frekuentuese të këtyre sekteve. Dhe nëse do të rezultojë se kjo ideologji, ku në disa raste premtohet parajsa pas vdekjes ka ndikuar në vetvrasjen e tyre, atëherë do të merren masa ligjore dhe do të hetohet për qëllimin e ushtrmit të aktivitetit të tyre. Për këtë shkak, prokuroria ka kërkuar informacion lidhur me preçedentë të ngjashëm të ndodhur jashtë shtetit dhe masat ligjore të marra nga drejtësitë e këtyre vendeve, pasi ky është i pari hetim i këtij lloji, përfundojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›