E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një terrorist shqiptar në Pakistan

09/03/2005  Agjencia zyrtare bën të ditur lajmin. Arrestohen dhe tre militantë të tjerë

Në këtë kamp trajnues, Osama Bin Laden, deklaroi me 98 Xhihadi kundër Amerikës

Një terrorit shqiptar në Pakistan. Njoftimi është i agjencisë zyrtare të lajmeve pakistaneze. Dhe arrestimi i tij është bërë një javë më parë. Agjencia shtetërore e lajmeve e Pakistanit "Associated Press", thotë se katër militantët e dyshuar të një grupi terrorist janë arrestuar në fund të javës, që kaloi gjatë një operacioni ushtarak në kufirin e veriut, në Peshaëar, rajonin e quajtur "North Waziristan" më 5 mars janë: një pakistanez, një nga Katari, një nga Shqipëria dhe një nga Somalia.

Zyrtarët

Burimet zyrtare thonë për THE NEWS se katër burrat bashkë me 7 të tjerë, nga Pakistani, ishin në një stacion militar. Burimet thonë se një nga dy të huajt u vra në aksionin përgjatë Sudanit. Identiteti nuk ishte zbuluar për burrin tjetër, ai mund të ishte i kombësisë arabe ose çeçen: Ishte hera e parë që informacionet rreth identifikimit të militantëve, të cilët ishin vrarë ose plagosur në operacione, ishin provuar përmes medias.

Aksioni

Në orët e fundit të ditës së shtunë trupat elitare morën pjesë në një sulm të papritur në fshatin Dewgar, afër Saidgai në veri Waziristan. Fshati ishte afër kufirit me Afganistanin, në provincën e Khost. Në anën tjetër të kufirit është ish-kompleksi i gjashtë kampeve trajnuese Afghan Mujahideen në fshatin Zhawara.

Osama bin Laden mbajti konferencën e tij të famshme për shtyp në këtë kamp, në maj të vitit 1998, ku deklaroi “Xhihadi” kundër Amerikës dhe Izraelit nga platforma e Frontit Ndërkombëtar Islamik.

Kampi

Në gushtin e të njëjtit vit, kampi ishte sulmuar nga Amerika, por Bin Ladeni dhe njerëzit e tij e kishin lënë më parë vendin.

Jo e njëjtë me operacionet e mëparshme të ushtrisë në veri të Waziristan dhe në jug të tij, në të cilën shtoi numrin e forcave ushtarake duke përdorur helikopterët, aksioni i fundit përfshiu më pak trupa dhe mjete. Një zyrtar i ushtrisë, duke kërkuar anonimatin, përshkroi atë si humbje të intensitetit, por e cilësoi si një operacion mjaft të shpejtë e të mbështetur nga një inteligjencë e fortë. Përdorimi i një numri më të madh të trupave ishte si rezervë nga militantët për të siguruar të parin e fisit në Wazir, emri i të cilit ishte Ghazal. Gjithashtu dhe ai ishte arrestuar bashkë me tre burrat nga Karachi, ku njëri prej tyre ishte nga Peshëtar dhe distrikti Tank. Disa nga pakistanezët, të cilët ishin marrë me forcë, pranuan se kishin ardhur për “Xhihad”.

Militantët

Katër militantët e huaj u kapën gjatë një operacioni që u lokalizuan në shtetet e tre kontinenteve, Katar, Shqipëri, Somalia dhe Taxhikistan. Dy persona ishin plagosur papritur. Një ishte grua që i përkiste familjes së Ghazalâs. Trupat mbanin të fshehur tri raketahedhëse, 28 granda, dy raketa RPG-7 rockets, tetë ngarkesa me automatikë dhe pesë mina antitanke.

Disa nga arrestimet në Shqipëri të të dyshuarve dhe akuzuarve për terrorizëm

28 QERSHOR 1998

Kapen Ahmed Ibrahim El Naggar, me pseudonimin Muhamed Fonda, 39 vjeç, dhe bashkëpunëtori i tij në fondacion, Mohamed Hasan Mahmud (alias Moget Mustafa), 36 vjeç

24 TETOR 1998

Vritet në shtëpinë e gruas shqiptare, Selam Muhamed Omar El Said, një tjetër i dyshuar për lidhje me "Xhihadin". Gjatë aksionit plagoset njëri prej drejtuesve të RENEA-s

15 SHKURT 1999

Arrestohet iraniani Mohamed Nexhip Jashim dhe siriani Abdyl Mahem, të cilët kishin falsifikuar nënshtetësinë për t'u futur pa vizë në Shqipëri. Nuk dihet nëse kishin lidhje me terrorizmin

13 NENTOR 1999

Shpallet "non grata" jordanezi Abdyl Latif Saleh. Jetonte në kryeqytet si drejtuesi i katër fondacioneve fetare dhe, njëkohësisht, kishte lidhje edhe me biznesin e ndërtimit në Tiranë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›