E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Le Monde”: Në Kosovë, KFOR ka rritur gatishmërinë

09/03/2005  Gjykata e Hagës ka bërë të ditur dhe dy akuza të tjera për ushtarakët shqiptarë. Lah Brahimaj dhe Agush Alushi, do të jenë dy ish-ushtarakët shqiptarë, që do t'u përgjigjen pyetjeve të gjykatës për krimet e luftës në Jugosllavi. Emrat e tyre ende nuk janë bërë publikë, megjithatë mësohet se tashmë akuzat janë paraqitur në institucionet e Kosovës si dhe pranë UNMIK-ut. Brahimaj dhe Alushi pritet të ndërmarrin të njëjtin veprim me Haradinajn, duke u paraqitur vullnetarisht në Gjykatën e Hagës.

Çështja “Haradinaj” jehonë në mediat e Evropës

Lajmi i gazetës franceze „Le Monde“, se Haga ka përgatitur akuzën për Ramush Haradinajn, ka patur një jehonë të gjerë pothuajse në të gjithë shtypin evropian. "The Time" dhe "Financial Time", në Britaninë e Madhe, "Frankfurter Allegmeine Zeitung", në Gjermani, "El Mundo", në Spanjë, ishin disa prej gazetave, që e kishin trajtur këtë lajm. Por, ajo që tërheq vëmendjen është fakti se shtypi i dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë, nuk kishte asnjë reagim në lidhje me çështjen „Haradinaj“. Dosja e Haradinajt, ish-drejtues i UÇK-së, iu dorëzua anëtarëve të gjykatës, në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, nga prokurorja Krala Del Ponte. Sipas "Le Monde", shqyrtimi i saj e ka kaluar etapën e parë, ku gjykatësit duhet të konfirmojnë se aktakuza "synon qartë një ose disa nga udhëheqësit, të cilët dyshohen se mbajnë përgjegjësitë më të rënda", në krimet e kryera. Po sipas kësaj gazete, "faza e dytë, e cila synon zbardhjen e të gjitha fakteve, konsiston në konfirmimin e faktit, nëse aktakuza qëndron. Pas kësaj faze të dytë, gjykatësi duhet të lëshojë një urdhërarresti, i cili do t’u dorëzohet autoriteteve, në Prishtinë". Duke hedhur një vështrim në të shkuarën e Haradinajt, "Le Monde" shkruan se "... i strehuar në Zvicër në fillimet e viteve '90, Haradinaj punoi për disa kohë në një klub nate. Në vitin 1997, ai iu bashkangjit radhëve të UÇK-së. Shumë shpejt, ai u vu në krye të kësaj lëvizje, përkrah të drejtuesit politik të saj, Hashim Thaçit dhe komandantit Agim Çeku. Veprimtaria e tij ushtarake u përqëndrua në rajonon e Deçanit, që është edhe vendlindja e tij...".

Gazeta franceze thekson se janë dhe dy të akuzuar

Gazeta franceze "Le Monde", e cila dha e para lajmin për ngritjen e akuzës ndaj Ramush Haradinajt prej Hagës, ka nënvizuar frikën e autoriteteve të KFOR-it dhe UNMIK-ut, për pasojat që mund të ketë ky veprim. Ndërkohë është dhënë lajmi se Haga ka përgatitur dhe dy akuza të tjera. Në shkrimin e djeshëm theksohet deklarata e ambasadorit amerikan për krimet e luftës Pierre-Richard Prosper, pas takimit me prokurorin ndihmës të kësaj gjykate, dhjetorin e kaluar, ku ai kishte deklaruar për të shmangur çdo lloj ekuivoku për arsye politike se "Gjykata është e pavarur. Por duhet që provat të jenë të forta. Nëse do të ketë një rast akuze, ne do ta pranojmë dhe do të përballemi me të". Në rast të rebelimeve eventuale, 18 mijë trupat e KFOR-it të vendosura në Kosovë, duhet të përballojnë situatën. Në fillim të marsit, 600 ushtarë gjermanë u dërguan në Kosovë. Dërgimi i një batalioni të blinduar "ka qenë një mesazh i qartë se NATO dhe komunitetit ndërkombëtar janë të vendosur të ruajnë paqen dhe stabilitetin e Kosovës", thuhej në një komunikatë KFOR-it, të disa ditëve më parë. Njëkohësisht, frika e protestave të dhunshme, i ka detyruar ndërkombëtarët të shtojnë kontigjentin e trupave ushtarake, duke dërguar të hënën në mbrëmje 600 ushtarë britanikë. Kapiteni Sarah Erikson, një zëdhënës i KFOR-it, ka pohuar këtë fakt, duke deklaruar se "kishim disa të dhëna se situata nuk ishte aq e sigurtë sa do të donim ne të ishte". Nga ana tjetër, "Le Monde" i referohet edhe faktit se, largimi i Haradinajt mund të shkatojë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, "duke e rënduar kështu kalendarin politik, në kuadër të të cilit janë edhe negocimet për statusin final të Kosovës". Konfirmimi i aktakuzës ndaj Ramush Haradinajt, do të mbyllë bilancin dhjetëvjeçar të hetimeve nga TPIY. Sipas Karla Del Ponte, hetimet kanë qenë veçanërisht delikate. Del Ponte ka deklaruar nëntorin e kaluar, duke shprehur keqardhjen e saj se "nuk ka patur asnjë kooperacion të komunitetit ndërkombëtar", në lidhje me këtë dosje. Prokurorja Del Ponte ka hapur edhe një dosje ndaj Beqa Beqaj, të parën dosje të këtij lloji, ku Beqja u akuzua se kishte "ndërhyrë gjatë ushtrimit të drejtësisë, duke kërcënuar" dëshmitarët që duhet të paraqiteshin para gjykatës në procesin ndaj tre anëtarëve të vjetër të UÇK-së, të hapur në nëntor 2004. Komandantët Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, si edhe gardiani i kampit, Haradin Bala, u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjit të luftës, pasi kishin burgosur, rrahur dhe ekzekutuar serbë e kishin eliminuar shqiptarë, që dyshoheshin se kishin qenë bashkëpunëtorë të Beogradit

Qeveria e Shqipërisë

Zëdhënësi i Qeverisë në një deklaratë për shtyp tha se "Shqipëria ka njohur dhe respektuar ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi, duke besuar në parimet universale të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut, sipas konventave ndërkombëtare të njohura e të pranuara botërisht. Populli i Kosovës, klasa politike kosovare dhe institucionet vendore kanë dëshmuar se ndajnë të njëjtat parime, ndaj në këtë kuadër ne e vlerësojmë lart faktin që politikanët dhe institucionet e Kosovës kanë bashkëpunuar e do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe mbështesin këtë institucion dhe gjithë institucionet e tjera partnere ndërkombëtare. Në këtë kuadër, Qeveria e Shqipërisë u bën thirrje klasës politike të Kosovës dhe gjithë aktorëve të tjerë vendorë që të forcojnë bashkëpunimin e tyre, veçanërisht me UNMIK. Ramush Haradinaj është vlerësuar gjithnjë si një interlokutor i angazhuar jo vetëm brenda spektrit politik kosovar, por edhe në marrëdhënie me bashkësinë ndërkombëtare në tërësi.

Besnik Mustafaj

Sekretari për marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike Besnik Mustafaj ka thënë dje se dorëhqeja e Haradinajt, tregon dhe një herë përgjegjshmërinë e klasës politike kosovare. Sipas tij haradinaj tregoi se është një politikan me integritet që beson në shtetin ligjor."Dorëheqja e Ramush Haradinajt tregoi edhe një herë se ky është një politikan me integritet që beson në shtetin ligjor shreh qartë përgjegjshmërinë e klasës politike kosovare në respektim të institucioneve ndërkombëtare. " tha Mustafaj. Sipas tij akti i dorëheqjes së haradinajt është për t'u përshëndetuar, ashtu siç është për t'u përshëndetur edhe veprimtaria e tij politike "Unë në emër të Partisë Demokratike përshëndes aktin e Ramush Haradinaj. Ne kemi besim tek drejtësia, sepse e njohim veprimtarinë e zotit Haradinaj, jo vetëm në politikë por edhe gjatë luftës në Kosovë" tha Mustafaj.

Ilir Meta

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Ilir Meta ka shprehur mbështetjen e tij, ndaj veprimit të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Meta e ka cilësuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës si një veprim të përgjegjshëm. Në një deklaratë të dhënë dje për mediat thuhet se "kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pasi u njoh me dorëheqjen dhe me gatishmërinë e Haradinaj për tu paraqitur vullnetarisht në Hagë shpreh vlerësimin e tij për këtë akt të përgjegjshëm". Në deklaratën e dhënë dje, Meta ka falenderuar Haradinajn për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë këtyre viteve dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë dhe në të ardhmen. Gjithashtu Meta thekson se shpreson që ky veprim i përgjegjshëm do të ndiqet dhe nga populli i Kosovës, që aspiron në respektimin e standarteve ndërkombëtare.

Johan Petersen

Shefi i UNMIK Petersen tha se sot më shumë se kurrë Kosova është më afër realizimit të aspiratave të saj, falë angazhimit të madh, dinamikës së lidershipit, përkushtimit të vendosur dhe vizionit të qartë të Ramush Haradinjat. "Personalisht jam i pikëlluar që nuk do të punoj me një partner dhe mik të ngushtë, si Ramush Haradinaj. Me vendimin e tij sot, ai edhe njëherë i ka vënë interesat e Kosovës para interesave të tij personale. Është me rëndësi që populli i Kosovës t'i përgjigjet me të njëjtin dinjitet dhe pjekuri, si atë që e tregoi Ramush Haradinaj". Sipas tij "vendimi i lajmëruar nga Haradinaj për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës, me gjithë bindjen e tij për pafajësi dhe megjithëse është i dhembshëm për të, për familjen e tij, për Kosovën dhe miqtë e parterë të shumtë, duke përfshirë edhe UNMIK-un, është një shembull i pjekurisë politike në rritje në Kosovë, si një partner përgjegjës i bashkësisë ndërkombëtare", tha Petersen.

Qeveria e Bitanisë

“Kujdes me sigurinë kombëtare. Xhdo trazirë nuk do ti shëbej askujt përveçse ngadalësimit të proceseve në të cilat është futurë Kosova", ka qënë thelbi i deklaratës së Qeverisë Britanike udhëhequr nga Toni Bler, e cila më tej me nota të pashprehuara qartë shqetësimi por tejet të dallushme thotë se sëbashku me partnerër ndërkombëtarë do të monitorojë nga afër zhvillimet në ditët në ardhëshme. Me deklarat e djeshme plus dërgimin e 500 ushtarëve britanikë në Kosovë, Qeveria Britanike ka rikthyer dje vëmendjen e saj nga Kosova. Denis MacShine Ministër pranë zyrës së marrëdhënieve me jashtë ka qënë i prerë në deklaratën e tij në emër të Qeverisë Britanike duke deklaruar nga Londra se “Dhuna është e papranushme, dhe do të vonojë të ardhëmen e Kosovës. Më tej në deklaratëtn e tij Macshine thotë: “Qeveria Britanike mbështet punën e Gjykatës nërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Është e jetike për të ardhmen e rajonit, që rruga e ligjit është ndjekur dhe çështjet e hapura të çohen drejt mbylljes"

Gjenerali i KFOR

Komandanti i KFOR-it de Kermabon çmoi vendimin e Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. "Dua t'i shpreh zoti Haradinajt respektin tim më të madh për angazhimin e tij për të ardhmen e Kosovës që ai ka treguar si kryeministër. Sot dua t'ju them publikisht se vendimi i tij për të dhënë dorëheqje është dëshmia më e madhe e angazhimit të tij si individ dhe vlera e tij më madhe si lider. Sot kërkoj nga të gjithë në Kosovë të respektojnë vendimin e tij. Unë e kuptoj që kjo ditë është një ditë e vështirë për qytetarët e Kosovës dhe kërkoj nga secili që të jeni të qetë", tha Kermabon. Gjenerali Kermabo theksoi se KFOR-i i ka marrë të gjitha masat për të ruajtur sigurinë dhe qetësinë në Kosovë. "Më lejoni të jem i qartë. KFOR-i është këtu për të përmbushur misionin e tij, që të ofrojë një ambient të sigurt dhe të qetë në Kosovë. Do të bëjmë çdo gjë që të mbajmë nën kontroll të gjitha ngjarjet".

Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur dorëheqjen e Ramush Haradinaj, duke e konsideruar këtë veprim si një akt të lartë politik. "Haradinaj, duke vendosur Kosovën të parën, dha dorëheqjen dhe mendoj se ky është një veprim burrëror, një vendim i një personaliteti të lartë me integritet politik, vendim të cilin armiqtë e Kosovës nuk do ta kishin dashur kurrë. Ata prisnin që Kryeministri i Kosovës të ishte një kaçak-kryeministër, ata prisnin që shqiptarët të dëshmonin kundërshti ndaj shtetit ligjor dhe ligjit ndërkombëtar", deklaroi Berisha. Keu i PD-së i bën thirrje popullit të Kosovës për vetëpërmbajtje, dhe të marrin shembull nga Kryeministri që, për hir të shtetit ligjor dhe ligjit ndërkombëtar, la detyrën dhe në emër të së ardhmes së Kosovës vendosi që të paraqitet sot në Hagë. "Unë mendoj se çdo shqiptar më shumë se veten e tij, duhet të llogarisë dhe të punojë për të ardhmen e Kosovës", përfundon Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›