ADN-ja pas zhvarrmit të "Kakamit"
02/02/2005 Interpol Tirana: Media greke nuk kishte fakte. Do të arrestohet nëse
është i gjallë
TIRANË –Vdekjes së Alfred Nebiut, njërit prej eksponentëve të njohur të bandave të vitit '97, në Vlorë, i mungon një argument shkencor për t'u besuar si e tillë. Ky është mendimi i njërit prej hetuesve të dosjes, e cila u hap nga Prokuroria e Vlorës, për vrasjen e Alfred Nebiut, i cili njihet si “Kakami”. Burime nga grupet hetimore që janë marrë me çështjet në ngarkim të tij, duke përfshirë këtu edhe “vrasjen”, thanë se Alfred Nebiu është quajtur i vdekur pas dëshmisë së prindërve të tij dhe personave të tjerë të afërt, duke marrë parasysh edhe disa sende personale të Alfredit, të cilat i janë gjetur kufomës, që besohej se ishte e tij. Ndërsa dje, Prokuroria tha se nuk përjashtohet mundësia e zhvarrosjes së kufomës dhe ekspertimit të ADN-së nga kockat. Edhe pse gjithçka është e pa saktësuar ende, burimet nga Prokuroria e Përgjithshme thanë dje se ky institucion është i gatshëm të bashkëpunojë me Greqinë me anë të letërporosive, duke kërkuar nisjen e hetimeve atje, e ndoshta edhe arrestimin e të kërkuarit.
Interpoli
Interpol Tirana shpreh ai gatishmërinë e tij për të punuar në këtë drejtim. Sipas burimeve nga ky institucion, kronika e pak ditëve më parë në televizionin më të madh grek “Antena 1”, nuk ka paraqitur fakte dhe prova të besueshme, për të menduar se “Kakami” ndodhet i gjallë në Greqi. Interpoli është i gatshëm të kryejë funksionin e tij në këtë rast, nëse vërtetohet se Alfred Nebiu nuk është i vdekur. Emri i “Kakamit” u rikthye në vëmendje pas 60 sekondave reportazh të transmetuara nga kanali televiziv më i madh në Greqi “Antena 1”. Sipas autorit të këtij reportazhi, gazetarit grek, Vasilis Hitos, Alfred Nebiu kishte arritur të shpëtonte nga drejtësia shqiptare, duke inskenuar vdekjen e tij, ndërsa, sipas reportazhit, aktualisht frekuentonte lokalet e natës në Athinë.
I kërkuari
Në kohën kur qyteti i Vlorës ndodhej në kulmin e lëvizjeve antifajde, emri i Alfred Nebiut filloi të dëgjohej lidhur me disa ngjarje të ndodhura në këtë qytet. Disa vepra penale ndodhën në Vlorë pas hapjes së depove të armatimit ushtarak, ndërsa Prokuroria dhe policia vunë gishtin mbi Alfred Nebiun dhe disa të tjerë persona të akuzuar si bashkëpunëtorë të tij. Pas muajit qershor të vitit 1997, Alfred Nebiu u shpall person në kërkim, ndërsa ndaj tij u ngrit akuza e krijimit të bandës së armatosur dhe 9 vrasjeve. Sipas burimeve të policisë, pas një qëndrimi i fshehur për disa muaj, Nebiu u paraqit në Gjykatë për akuzat ndaj tij në muajin janar të vitit 1999. Asnjëra prej akuzave të ngritura ndaj tij apo atyre që Prokuroria i quante bashkëpunëtorë, nuk u vërtetua. Në fund të procesit gjyqësor, Gjykata e dënoi “Kakamin” me disa muaj burg, vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Vdekja misterioze
Ngjarja ka ndodhur në datën 9 shtator 1999. U njoftua se në afërsi të qytetit të Vlorës, Alfred Nebiu dhe dy shokë të tij ishin gjetur të vrarë, ndërsa kufomat ishin djegur plotësisht në një furgon. Edhe hetuesit e asaj kohe, ashtu sikurse ata që e kanë sot në duar dosjen, pohojnë se analiza e ADN-së asnjëherë nuk u krye, ndërsa policia kërkoi ndihmën e familjarëve të “Kakamit” për të identifikuar kufomën. Në atë kohë, medaljoni i Alfred Nebiut iu gjet njerës nga kufomat dhe ky ishte një element për të besuar se “Kakami” ishte vrarë dhe më pas djegur. Hetuesit thonë se asnjëherë më parë nuk ka patur dyshime për vdekjen e Nebiut, pas kronikës në televizionin grek, e cila, edhe pse për zyrtarët e hetimeve është pak e besueshme, besohet se nuk do të lihet jashtë vëmendjes. Burimet e hetimit, thonë se kjo kronikë ka shtuar dyshimet për vrasjen si një alibi apo rreng të Alfred Nebiut, më shumë sesa si fatkeqësi të tij.