Nuk ka marrëveshje para tetorit

02/02/2005 Bashkimi Evropian i paraqet Islamit detyrat e pandryshueshme për Shqipërinë
Zgjedhjet e lira, korrupsioni dhe drejtësia, mbeten pikat kritike
Trojka Evropiane ka kërkuar, nga Shqipëria, realizimin e zgjedhjeve të lira, reformën në sistemin e drejtësisë si dhe luftën kundër korrupsionit. Vihet re që në bisedimet e fundit me palën shqiptare nuk është përmendur trafiku i qenieve njerëzore, duke e vlerësuar si një element tashmë të tejkaluar. Ndërsa dhe një herë është theksuar se në çdo rast, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për Asociim-Stabilizimin do të nënshkruhet vetëm pas zgjedhjeve parlamentare. Në këtë rast do të jetë raporti i OSBE-së për garantimin e votës së lirë, që do t’i hapë rrugën marrëveshjes së shumëpritur për shqiptarët.
Zgjedhjet
Rëndësia e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri është theksuar në takimin e përfaqësuesve të Trojkës Evropian me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Kastriot Islami. Në një konferencë më gazetarët në Bruksel, përfaqësuesit e Presidencës së Luksemburgut dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian i renditën zgjedhjet politike si kushtin kryesor për mbylljen e negociatave. "Për të arritur në fund të negociatave duhet që Shqipëria të përgatisë zgjedhje politike të fund qershorit, sipas standardeve ndërkombëtare. Mazhoranca duhet të respektojë të drejtat e opozitës dhe të forcave të tjera parlamentare", janë shprehur krerët e BE-së. Të njëjtat kritika u përsëritën edhe nga kryetari i radhës i Presidencës së Bashkimit Evropian, i cili tha se "dyert e BE-së për Shqipërinë mbeten të hapura, por varet nga ajo, dhe sidomos nga zgjedhjet e ardhshme ritmi i afrimit të Tiranës me Brukselin". Afati i deklaruar dje për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit është përcaktuar muaji tetor. Deri në këtë periudhë do të verifikohet testi i zgjedhjeve. "Komisioni do të vlerësojë përparimin e bërë në një raport të veçantë. Aty do të përcaktojë progresin e bërë deri në tetor. Vetëm atëherë do t’i paraqitet këshillit propozimi për mbylljen, ose jo të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit", tha drejtori për zgjerimin pranë BE-së, Barbosa.
Përgjigjja
Nga ana e tij, ministri Islami ka dhënë garancitë për përmbushjen e standardeve të caktuara nga Bashkimi Evropian. „Ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi dhe bazë të kësaj marrëveshje po punojmë për të zhvilluar zgjedhjet dhe për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafiqet. Ne kemi bërë progres, por kemi dhe shumë për të bërë. Në këtë kontekst duhet të përgatisim zgjedhje të pakontestueshme nga asnjë forcë politike që duhen çertifikuar si të ndershme nga faktori ndërkombëtar“, është shprehur Islami. Në këtë kontekst, ai ka theksuar se qeveria në bashkëpunim me forcat politike po ndërmerr hapat e nevojshëm për garantimin e votës së lirë.
Oli Rehn
"Jam i shqetësuar nga klima politike që vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri. Kam frikë se ajo do të vërë në rrezik edhe zgjedhjet e ardhshme. Dhe, pa një proces të rregullt zgjedhor, as që mund të flitet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim–Stabilitetit me këtë vend".
Kastriot Islami
„Ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat që kemi dhe në bazë të kësaj marrëveshjeje po punojmë për të zhvilluar zgjedhjet dhe për të luftuar krimin e organizuar korrupsionin dhe trafiqet. Ne kemi bërë progres, por kemi dhe shumë për të bërë. Do të kemi zgjedhje të pakontestueshme“.
Francesko Barbarosa
„Komisioni do të vlerësojë përparimin e bërë në një raport të veçantë. Aty do të përcaktojë progresin e bërë deri në tetor. Vetëm atëherë do t’i paraqitet këshillit propozimi për mbylljen ose jo të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit“.
Dyert e BE-së mbeten të hapura, por varet nga ajo, dhe sidomos nga zgjedhjet e ardhshme ritmi i afrimit të Tiranës me Brukselin. Duhen zgjedhje politike në fund qershorit sipas standardeve. Mazhoranca duhet të respektojë të drejtat e opozitës dhe të forcave të tjera