Nis puna e avokatisë në PS
02/02/2005 Partia Socialiste ka vënë në funksionim strukturat më të reja të saj, duke filluar nga avokatia parazgjedhore dhe avokatia për mediat e shkruara dhe vizive. Synimi i punës së këtyre strukturave do të jetë hartimi i politikave që do të ndjekë PS-ja gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore. Forcimi i marrëdhënive me mediat do të shikohet në varësi dhe interes të politikës socialiste për të transmetuar sa më qartë mesazhin e PS-së. Të njëjtin rol do të ketë dhe avokatia parazgjedhore, e cila do t'i referohet platformës elektorale të PS-së. Duke hartuar politika sa më pozitive dhe sa më të prekshme nga elektorati, ekspertët e kësaj avokatie do të eliminojnë dhe sqarojnë defektet e ndryshme që do të hasen në fushatën elektorale. Krijimi i këtyre avokative synon një hapje të mëtejshme ndaj të gjithë faktorëve dhe organizmave të shoqërisë civile. Rritja e aksesit në hartimin e monitorimin e politikave kombëtare do të rrisë funksionimin sa më eficent të PS-së.