OSBE mbledh në takim përfaqësuesit e PD dhe të PS
02/02/2005 Kuvendi duhet të miratojë brenda dy javësh ndarjen e re elektorale
Përfaqësuesit e PD-së dhe të PS-së, në Komisionin e Posaçëm për ndarjen
Elektorale, kanë zhvilluar dje takimin e radhës në zyrat e OSBE-së. Burimet thanë se as dje nuk është arritur marrëveshja përfundimtare mbi vendosjen e një zone zgjedhore, që i është hequr Qarkut të Beratit. Nga ana e tyre, demokratët kanë qëndruar me mendimin se Shkodra duhet të ketë dhe një deputet më shumë. Por socialistët kanë kërkuar që një zonë t’i shtohet Dibrës, duke shprehur mendimin se numri i votuesve në Dibër është shumë herë më i lartë. Megjithatë, dje është arritur që të miratohen disa ndryshimë të kufijve të zonave të ndryshme. Por, në këto marrëveshje ndryshimet janë përfshirë brenda qarqeve. Megjithatë strukturat e posaçme të OSBE-së kanë nisur punën për të paraqitur një draft që do të bashkojë të dy palët, duke qëndruar jashtë pasioneve politike. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në dhjetorin e vitit të shkuar, mes socialistëve dhe demokratëve, brenda javës së dytë të muajit shkurt, në Kuvendin e Shqipërisë duhet të miratohet harta e re elektorale. Në të kundërt, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar me marrjen e masave të rrepta. Ndaj dhe procesi i bisedimeve është duke u monitoruar në mënyrën më të rreptë prej OSBE-së dhe ODIHR-it. Konkluzionet mbi këto diskutime do të paraqiten në një raport paraprak. Gjithsesi, pikë shqetësuese tashmë kanë mbetur dhe ankimet e partive të tjera parlamentare. LZHK dhe LSI kanë theksuar se votat e tyre nuk janë të garantuara, pasi nuk kanë anëtarë në komisionin e numërimit të fletëve të votimit.
.