Sekuesto banesash lokalesh, hotelesh e llogarish bankare

02/02/2005 Krimet e Rënda, zbardhin hartën e trafikut të prostitucionit të shqiptarëve
TIRANË –Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë vitit 2004 ka arritur të godasë organizatat kriminale që veprojnë në fushën e trafikut të drogës dhe të prostitutave, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe më gjerë. Veç arrestimeve të personave të akuzuar, hetuesit specialë kanë sekuestruar një sasi mbi 70 mijë euro, 30 mijë dollarë dhe 120 milionë lekë, të vëna nga veprimtaria kriminale e trafikantëve. Siç quhet ndryshe, Prokuroria e Antimafias Shqiptare, ka sekuestruar 9 objekte si lokale, banesa apo klinika, të cilat përdoreshin dhe ishin ndërtuar nga personat e akuzuar për trafik femrash apo droge. Listës i shtohen 36 autovetura, të gjitha prodhime të viteve të fundit, që janë vënë në sekuestro me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ishin blerë me para që kishin si origjinë krimin dhe përdoreshin nga personat që akuzohen se kanë kryer vepra të rënda penale. Gjithashtu dosjet e trafikut të prostitucionit kanë skeduar shtetet ku shqiptarët janë të kërkuar.
Përgjimet
Brenda pak ditëve fillon punën Qendra Kombëtare e Përgjimeve Telefonike, e cila do të përdoret nga Krimet e Rënda për interesa ligjore dhe proceduriale, në funksion të hetimit për krimin e organizuar, duke synuar orientimin e hetuesve drejt gjetjes së provave bindëse për gjykatën. Në vazhdimësi të kësaj praktike pune, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar për të gjithë të akuzuarit në Gjykatë maksimumin e dënimeve të parashikuara nga ligji, duke mbrojtur me sukses akuzën. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila që nga tetori i vitit 2004 është autorizuar nga Presidenti Moisiu, të hetojnë vetëm krimin e organizuar gjatë vitit të shkuar ka mundur të vërë në jetë teknika hetimesh të panjohura më parë në drejtësinë shqiptare. Sigurimi i provave nga bashkëpunëtorët e drejtësisë, marrja e dëshmive nga të penduarit brenda organizatave kriminale, përgjimet ambientale dhe telefonike si dhe puna e mirëfilltë operative, kanë qenë të suksesshme në hetimin dhe zbardhjen e disa veprave të rënda. Prokuroria ka arritur me sukses në disa raste të godasë edhe me anë të personave të infiltruar, një teknikë kjo, e cila është zbatuar me sukses.
Harta e trafikut
Një numër i madh dosjesh janë filluar dhe hetuar nga akuza, bazuar në bashkëpunimin e këtij institucioni me organet e drejtësisë në vendet e huaja. “Një zyrtar i organit të hetimeve për Krimet e Rënda, tha dje se janë filluar dosje penale dhe po hetohet pas letërporosive të ardhura nga Greqia, Turqia, Maqedonia, Italia, Gjermania, Spanja, SHBA, Anglia, Franca, Bullgaria, Kosova dhe Beogradi. Sipas zyrtarëve të hetimit, të akuzuarit shqiptarë bashkëpunojnë me trafikantë të të gjitha këtyre vendeve, duke kryer narkotrafik, shfrytëzim fëmijësh për lypje dhe femrash për prostitucion. Prokuroria tha se, hetimi i këtyre veprave penale ka patur arritje, por edhe vështirësi. Sipas ekspertëve, aktet e hetimeve ndërkombëtare ka raste që vijnë me vonëse në Shqipëri, duke u bërë kështu shkak për shkeljen e afateve ligjore të përcaktuara nga autoritetet gjyqësore shqiptare për dosjet.
Hetuesit Antimafia, nevojë për mbrojtje
Dënimi dhe ngritja e akuzave ndaj personave që paraqesin rrezikshmëri shoqërore, paraqet nevojë emergjente për masa mbrojtëse ndaj hetuesve dhe prokurorëve. Edhe pse për disa raste është krijuar mundësia e mbrojtjes me roje personale të disa prokurorëve, një pjesë tjetër që kryen hetime për organizata të trafikut të drogës apo organizatave kriminale, vazhdojnë të jenë të papajisur me kushtet e duhura të mbrojtjes fizike. Në disa raste, ku kanë kërkuar burgime të përjetshme, prokurorët e Krimeve të Rënda janë ndeshur me kërcënime të hapura në sallën e gjyqit. I tillë është rasti i Agim Pepës, për të cilin Krimet e Rënda kërkuan burgim të përjetshëm, ndërsa prokurori i çështjes u kërcënua nga i pandehuri në sallën e gjyqit.
Godina, ende mjedise të pamjaftueshme
Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila filloi nga funksionimi në janar të vitit të shkuar, kryen punën e saj në ish-godinën e Prokurorisë Ushtarake dhe të Prokurorisë së Apelit. Edhe pse gjatë një viti arritjet nuk kanë munguar, ambientet në të cilat punojnë hetuesit e Krimeve të Rënda, sipas tyre janë të pamjaftueshme, ndërsa mundësitë financiare për të bërë diçka në këtë drejtim mungojnë. Në bazë të ligjit Antimafia, sipas të cilit vepron kjo Prokurori, për çdo sekuestrim institucioni fiton të paktën 5 për qind të mallit të sekuestruar, por edhe në këtë drejtim mundësitë financiare ende nuk janë krijuar.
Hetimet
365 dosje të regjistruara gjatë vitit 2004
106 dosje të dërguara për gjykim
9 dosje të pushuara për mungesë provash
42 dosje të pezulluara
157 dosje të përfunduara
112 dosje të transferuara
96 dosje të mbartura
299 dosje të ardhura me transferim
66 dosje të filluara kryesisht
4 dosje me bashkëpunëtorë
9 procedime të filluara nga jashtë vendit
Kimet
148 dosje për vrasje
85 dosje për vjedhje me armë
97 dosje për trafiqe
35 dosje për krime të tjera
4 dosje për krijim organizatash kriminale
11 dosje për trafik fëmijësh
2 dosje për trafik armësh
Akuza
451 persona të akuzuar
321 persona në arrest pa afat
188 persona të akuzuar në gjyq
11 persona me akuzë të pushuar
1 person me dosje të pezulluar
62 persona të hetuar në mungesë
49 dosje të përfunduara në gjykim
48 vendime fajësie
2 vendime pafajësie
1 vendim pafajësie e pjesshme
Sekuestrimet
71150 euro
31744 dollarë
12160000 lekë
1 banesë 3-katëshe në Tiranë
1 banesë 3-katëshe në Durrës
1 banesë 3-katëshe në Patos
1 apartament në lagjen “Plazh” i Durrësit
1 lokal në Ardenicë
1 hotel në Ardenicë
1 lokal në Fier
1 lokal në Tiranë
1 klinikë mjekësore në Fier
36 autovetura në të gjithë vendin