Komiteti i Pronave lë pezull çmimin e tokave
02/02/2005 Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave pritet të marrë këtë javë vendimin përfundimtar mbi caktimin e çmimit për tokat bujqësore. Shkak për këtë vonesë duket se janë bërë konkurrimet për anëtarët e komisioneve të qarqeve për kthimin dhe kompensimin e pronave. Komiteti prej një jave është duke verifikuar testet e 150 kandidatëve për 60 vendet e shpallura. Kështu çdo komision vendor do të ketë nga 5 anëtarë. Duke e konsideruar ngritjen e komisioneve të qarqeve si prioritet, komiteti shtetëror ka shtyrë diskutimin për vendosjen e çmimit të tokave. Megjithatë, nga metodika tashmë kanë mbetur për t’u diskutuar vetëm disa pika. Për këtë do të pritet trajtimi i propozimeve që kanë dhënë ekspertë të ndryshëm, që janë të njohur në profesionin e tyre. Burimet jane shprehur dje se komisioni, mund të përfundojë diskutimin gjatë kësaj jave për t’ia kaluar më pas të drejtën Kuvendit të Shqipërisë