Kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, shpallet fituese “Sagem”
TIRANE - “Sagem Security” dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, kanë marrë përfundimisht të drejtën për të prodhuar kartat e identitetit, letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike për shqiptarët.
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, publikoi lajmin dje në mesditë gjatë një konference për shtyp të dhënë në ambientet e dikasterit të drejtuar prej tij. Publikimi përfundimtar i kompanisë që fitoi të drejtën e prodhimit të dokumenteve të identitetit për shqiptarët, është bërë nga ministri Nishani, pas përfundimit të verifikimit të kryer nga Agjencia e Prokurimit Publik. Disa prej kompanive që konkurruan për të fituar të drejtën e prodhimit të dokumenteve të identitetit, kishin reklamuar ankesat e tyre pranë Agjencisë së Prokurimeve Publike, ku kanë pretenduar se në fakt nuk iu është dhënë ajo që meritonin. Pas hetimit të kryer nga agjencia qeveritare, sipas Nishanit, procedura është gjetur e ligjshme dhe është lejuar që Ministria e Brendshme të lidhë kontratën e saj me subjektin fitues që kishte paraqitur edhe ofertën më të mirë. Gjatë konferencës së tij Nishani tha se, kompania fituese ka garantuar se do të sjellë produktin me një cilësi tepër të lartë dhe po kështu edhe në drejtim të standardeve të sigurisë. Që nga dita djeshme autoriteti kontraktues, të cilit do t’i bashkëlidhet edhe ndihma e juridike e një kompanie të huaj, e prokuruar nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, i është hapur rruga për fillimin e negocimit të kontratës me “Sagem Security” dhe Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve. Kreu i dikasterit të Brendshëm pohoi se, kartat e identiteti do të jenë të gatshme për të gjithë shqiptarët për zgjedhjet parlamentare të vitit tjetër. d.b