Blindi i RENEA dorëzon pengmarrësin
Përfundon pas 14 orësh ankthi i banorëve të fshatit Manati të Lezhës, me arrestimin e Gjon Përvathit.
LEZHE/ ROLAND NIKOLLI
Kur rreth orës 10:15 një blind me forca speciale i është afruar shtëpisë, ku qëndronte i armatosur 40-vjeçari, ai është bindur se nuk kishte më mundësi të rezistonte. “Kam qenë i pirë. Por nuk doja të vrisja njeri se aty i kisha, mund ta kisha bërë”, kanë qenë fjalët e para të tij. Në gjendje të rëndë mendore ai ka shtuar se, në fillim kishte frikë se policia do e rrihte para fëmijëve dhe bashkëfshatarëve, por kur është rrethuar ankthi se, mund të vritej i është shtuar.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit ai ka lënë të lirë djalin e vetëm që mbante peng, duke kërcënuar se do e vriste nëse policia i afrohej shtëpisë. Megjithatë, policia nuk ka ndërhyrë me dhunë, në pritje që lodhja dhe nervozizmi ta çonin drejt dorëzimit. Ndërsa pritej ky moment, gjatë orëve të para të ditës, pas një qetësie në fshat, 40-vjeçari kishte nisur të qëllonte në drejtim të uniformave blu, duke kërkuar largimin e tyre, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen. Izolimi i Përvathit brenda banesës erdhi pasi policia zbarkoi në fshat rreth orës 20:00 të së dielës, për të zgjidhur konfliktin mes tij dhe fqinjit, Alfred Lekgjonaj. Ky i fundit kishte debatuar me Përvathin se, ai i kishte therur një prej deleve që i kishin hyrë në oborrin e shtëpisë. Por, në gjendje të dehur, Përvathi ka nxjerrë një armë kallashnikov, duke kanosur bashkëfshatarin se do e qëllonte. Alarmi se një person po qëllonte me armë çoi drejt fshatit në hyrje të Lezhës forcat e policisë së Lezhës. Thirrjet e vazhdueshme për të lënë armën nuk u dëgjuan nga autori. Disa orë më vonë, familjarët i ka nxjerrë jashtë, duke mbajtur vetëm djalin 13-vjeçar, në formë presioni ndaj policisë që të mos qëllohej. Kjo situatë e rëndë bëri që specialët e FNSH-së e më pas ato të RENEA-s të mbërrinin në vendngjarje. Sipas fqinjëve të Gjon Përvathit, ai disa herë ka nxjerrë djalin në një prej dritareve të shtëpisë njëkatëshe, ndërsa mbi kokën e tij mbante një pistoletë, duke bërtitur se do të vriste të birin nëse policia afrohej. Dy orë pas mesnate e ka lënë të lirë djalin e më pas, me të shtëna sporadike ka mbajtur larg shtëpisë forcat e policisë. Gjatë kësaj kohe mësohet se forcat e RENEA-s kanë ngushtuar rrethimin. Rreth orës 06:00 kanë rinisur negociatat për ta bindur autorin të dorëzohej, por asnjë përgjigje pozitive nuk vinte prej kryefamiljarit veç të shtënave. Në orën 09:30 nga Tirana ka mbërritur një mjet i blinduar i forcave speciale. Kjo ka bërë që në orën 10:15 minuta Gjon Përvathi të bindej dhe të dorëzohej. Burime të policisë bëjnë të ditur që fillimisht 40-vjeçari Përvathi ka hedhur pistoletën nga dritarja, ndërsa më pas automatikun e më pas ka dalë me duart lart nga shtëpia. Sipas policisë, në ato momente ai ka shfaqur shenja të disekuilibrit mendor. Megjithatë fjalët e para që ai ka thënë para policisë së Lezhës kanë qenë: “Kam punuar me djersën e ballit për të mbajtur fëmijët. Kam vite në kurbet, nuk duhet që hajdutët të më vjedhin vazhdimisht mundin dhe djersën time”.
Përvathi, një jetë në emigrim
Banorë të fshatit Manati të Lezhës shprehen se, Gjon Përvathi për rreth 17 vjet ka punuar në emigracion, në Greqi. Ai kishte rreth dy vjet që ishte kthyer përfundimisht pranë familjes, duke nisur dhe ndërtimin e shtëpisë. Aktualisht ishte i papunë. Sipas bashkëfshatarëve, ai nuk ka qenë person konfliktual me ta dhe pse kohët e fundit konsumonte shumë alkool. Gjatë kësaj periudhe ai qëndronte i mbyllur në vetvete dhe shoqërohej shumë pak me banorët e fshatit. Burime të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se, Gjon Përvathi do i nënshtrohet edhe një ekspertize mjekësore, pasi ai ka shfaqur probleme psikike pas arrestimit. Ndaj tij janë ngritur disa akuza, si “kërcënim për vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë”, “pengmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.