E Shtunë, 31 Tetor 2026

AEL-i i Greqisë i bën “presion” Duros

 

Klodian Duro cilësohet si një nga blerjet më të bujshme të klubit grek AEL Limasol dhe është në qendër të vëmendjes. Drejtuesit e skuadrës qipriote i kanë bërë të qartë mesfushorit të Kombëtares shqiptare se presin shumë prej tij, pasi kanë sakrifikuar shumë për ta pasur në ekip. “Duro është padyshim një lojtar tepër cilësor, i cili do të na ndihmojë shumë sezonin e ardhshëm për të arritur objektivat – është shprehur zëvendëspresidenti i AEL-it Tasos Palaris për një radio lokale – Ne sakrifikuam shumë për ta pasur atë në ekip. Madje mund t’ju them se e zgjodhëm Duron mes katër alternativave të tjera ndaj ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm se i detyrohet shumë klubit dhe tifozëve të tij, të cilët padyshim që presin shumë nga ai”.
Prezantimi
Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të hedhë sot zyrtarisht firmën te klubi i AEL-it, ndërsa të mërkurën do të prezantohet si lojtar i kësaj skuadre. Ai nënshkroi një kontratë dy vjeçare me skuadrën dhe u cilësua si një nga goditjet më të bujshme të ekipit qipriot. Mesfushori u largua nga skuadra e Omonias në fund të këtij sezoni, për shkak të konkurrencës së madhe në ekip dhe për faktin që trajneri gjatë javëve të fundit nuk e konsideronte më atë si titullar të padiskutueshëm. Duro kishte edhe një vit kontratë me këtë skuadër, por arriti një të gjente një zgjidhje të ndërmjetme me drejtuesit për t’u larguar.
Ofertat
Synimi i Duros këtë sezon ishte kalimi te klubi i njohur grek, AEK-u, por krerët e skuadrës helene, megjithëse shfaqën interesim për mesfushorin kuqezi, nuk këmbëngulën për të marrë shërbimet e tij. Lojtari e pohoi vetë se dëshironte që të transferohej te skuadra athinase, por në fund, u bind nga oferta joshëse e AEL-it. Sezonin e shkuar Duro shënoi 8 gola në kampionatin qipriot dhe u konfirmuar si një nga mesfushorët më produktivë të kampionatit, ndonëse gjatë fazës së dytë nuk luajti rregullisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›