Berisha, donatorëve: Kemi frikë nga kriza
Kryeministri Berisha pranon se kriza ekonomike mund të prekë Shqipërinë dhe Ballkanin në tërësi dhe për këtë shkak kërkoi më shumë ndihmë financiare nga donatorët. Të mbledhur në konferencën mbi "Koordinimin e donatorëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi", Kryeministri Berisha dhe ambasadori Lohan, pranuan paktin që palët duhet të ndërmarrin me njëra-tjetrën. BE jep mbështetjen financiare, qeveritë e Ballkanit koordinojnë projektet, kurse të dyja palët monitorojnë fondet në mënyrë që të mos digjen dhe të japin më shumë produktivitet në ekonomi. Kriza ekonomike në rajonin e Ballkanit mbledh donatorët më të mëdhenj në Tiranë, ku temë kryesore diskutimi është përdorimi me eficencë i fondeve për projektet e huaja. Në një kohë që krerët e 20 vendeve më të industrializuara bëheshin gati të merrnin një vendim rreth fatit ekonomik të botës, në Tiranë, Kryeministri, ambasadori i KE-së, donatorë, ambasadorë dhe ekspertë të huaj, analizonin strategjinë që duhet ndjekur në të ardhmen, që shumë e cilësuan si të pasigurt. Problemi është ky: paratë e donatorëve të mos shkojnë dëm dhe se projektet të jenë sa më të koordinuara, që të mos përplasen me njëra-tjetrën. Këtë tha Lohan dhe të tjerë ambasadorë të Bashkimit Evropian. Disa përsëritën faktin se, "tashmë çdo qindarkë do të kontrollohet me lupë, në mënyrë që të mos shkojë në xhepat e të korruptuarve". Edhe Kryeministri Berisha e pranoi fenomenin e korrupsionit me projektet e huaja dhe përdorimit të tyre në mënyrë jo eficente. Por tashmë, qeveritë e Ballkanit, përfshi Turqinë, duhet të shikojnë më me kujdes standardet e Bashkimit Evropian. "Është e pafalshme, e papranueshme, që paratë taksapaguesve të vendeve mike të përfundojnë në vorbullat e korrupsionit të vendeve tona", tha Berisha. Një nga përfaqësuesit e KE-së, i cili diskutoi gjatë pasdites, ku në krah kishte edhe ministrin tonë të Financave, u shpreh se roli i FMN është shumë i rëndësishëm. "Nuk dimë sesa do të zgjasë kriza. Tashmë nga mundësitë që na ofron FMN-ja duhet të jemi më të kujdesshëm në mënyrë që të marrim sa të mundim fonde. Nevoja e Ballkanit për Fondin Monetar është thelbësore", u shpreh Oliver Bodin. Njëri pas tjetrit, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Turqia, diskutuan për problemet dhe sfidat në raport me projektet e donatorëve. Të gjitha së bashku, përfshi dhe Shqipërinë, ranë dakord që projektet me financimin e donatorëve të huaj duhet të jenë të mirëkoordinuara, të mos ketë mbivendosje, si dhe zbatimi i tyre të jetë në përputhje me buxhetin dhe prioritetin e çdo vendi të Ballkanit.
"G7"
Paralelisht me G20, në mënyrë simbolike, shtatë vendet e rajonit të Ballkanit, përfshi Turqinë, hodhën plane që përmirësonin menaxhimin e projekteve të huaja. Konferenca, që nisi dje, vijon edhe sot, ku transporti, mjedisi dhe arsimi, do të jenë sektorët në fokus të donatorëve. Ndihma financiare e donatorëve ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë gjatë viteve 2005-2008 ka qenë rreth 20 miliardë euro. Konferenca e fundit e donatorëve u mbajt në tetor të vitit 2008, në Bruksel, me nismën e Komisionit Evropian. Në vijim të rekomandimeve, konferenca në Tiranë është e para që mbahet në një nga vendet përfituese, nga ku mblodhi në një tryezë rreth 200 përfaqësues të institucioneve financiare, shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, donatorë jashtë vendeve të BE-së dhe përfaqësues nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.