E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i energjisë, OSSH kërkon 23.1 % rritje

TIRANE- 23.1 për qind ëhstë rritja e cmimit të energjisë elektrike që pronari i ri i Operatorit të Sistemit të Shpërnadrjes, kompania CEZ kërkon për vitin e ardhshëm. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar nga Enti Rregullator i Energjisë, drejtuesit e CEZ e kanë argumentuar kërkesën për rritjen e cmimit me nivelin e lartë të humbjeve, borxhet e shumta që ka OSSH, si dhe gjendjen e vështirë financiare të kompanisë.

Rritje të cmimit të energjisë kanë kërkuar edhe KESH-i dhe Operatori i Sistemit të Transmerimit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kërkon që cmimi me cilën i shitet energjia OSSH-së të bëhet 2.78 lekë për kilovat orë, ndërsa OST ka kërkuar që tarifa e transmetimit të energjisë të rritet në 0.79 lekë për kilovat orë.
Pasi ka dëgjuar të gjithë arguementet, Enti Rregullator i Energjisë pritet të marrë një vendim për kërkesat e bëra nga tre kompanitë brenda muajit dhjetor. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›