Inaugurohet Qendra e Prodhuesve të Bukës
Bashkëpunimi mes sektorit publik dhe privat është një risi në sektorin e arsimit profesional edhe përmes programit shqiptaro-zviceran AlbVET, në mënyrë specifike përmes komponentit "Partneritet për të nxënësit". Për të vënë në pah avantazhet dhe rezultatet e bashkëpunimit mes partnerëve publikë dhe privatë në arsimin dhe formimin profesional, programi AlbVET organizoi inaugurimin e Qendrës së Përgatitjes së Prodhuesve të Bukës në Durrës. Ngritja e kësaj qendre u bë e mundur me mbështetjen e aktorëve lokalë, Bashkisë Durrës dhe agjencive ndërkombëtare, si fondacioni gjerman KAMPS dhe programi AlbVET i financuar nga qeveria zvicerane dhe i zbatuar nga Sëisscontact. Duke inauguruar qendrën, Matthias Jaeger, drejtues i programit AlbVET në Shqipëri, theksoi se: "Synimi i përbashkët është qendra të ofrojë shërbime trajnimi për të rinjtë e këtij rajoni në një profesion ku tradicionalisht ka munguar trajnimi. Nëpërmjet bashkëpunimit të një rrjeti partnerësh, prodhimi do të bëhet nga individë që do ta marrin zanatin duke u përgatitur me teknologjinë gjermane dhe me kombinimin e sistemit dual, pra duke punuar pranë furrave të bukës, por edhe duke u trajnuar në qendrën e sapongritur".