A/H1N1, OBSH: Të vazhdojë vaksinimi
TIRANE- Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka rekomanduar që vaksinimi kundër virusit A/H1N1 të vazhdojë në cdo vend ku ka vaksina. Përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri, Anshu Banerje ka qetësuar popullatën pas reaksionit që vaksina kundër gripit të derrave ka pasur tek disa pacientë në Kanada, shtet i cili e ka ndaluar vaksinimin.
“OBSH rekomandon që vaksinimi të vazhdojë në cdo vend ku ka mbërritur vaksina” theksoi Anshu Benerje
Ndërkaq drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero thotë se në Shqipëri vaksinimi do të vazhdojë sapo të mbërrijë sasia e tyre. Pipero bën me dije se vaksina kundër A/H1N1, që pritet të vijë në Shqipëri së shpejti është siguruar nga një kompani hungareze dhe gjermane të cilat nuk janë ato që kanë shkaktuar reaksionin në Kanada.
“ Në Kanada është ndaluar një kontigjent i saj jo e gjithë vaksina, ndërkohë në presim të vijë vaksina nga një kompani hungareze dhe një gjermane të cilat e kanë kaluar fazën e aplikimit në vende të tjera. Përsa i takon efekteve anësore ne nuk kemi ende eksperiencën tonë” shpjegon Pëllumb Pipero. (e.n/News24/BalkanWeb)