Virusi A/H1N1, në QSUT paraqiten 50-60 raste cdo ditë
TIRANE- Shtohet fluksi i rasteve me virusin A/H1N1 që paraqiten në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë. Gjatë një komunikimi me mediat drejtori i QSUT-së, Ilir Dashi ka bërë me dije se në spitalin infektiv paraqiten cdo ditë 50-60 raste që shfaqin shenjat e gripit të derrave. Sipas Dashit QSUT i ka trajtuar të gjitha rastet ndërsa është e gatshme të përballojë fluksin edhe në rast epidemie.
“Mesatarisht nga 18 raste në ditët e para në 50 deri 60 raste në ditët e mëvonshme dhe deri në 110 raste në ditët në vazhdim. Drejtoria e QSUT-së është e gatshme të përballojë sipas evolucionit të dinamikës së gripit A/H1N1, raste të tjera të sëmundjes konform planit të emergjencës që parashikon edhe faza C e saj. Kjo fazë përfshin vënien në dispozicion të mjaft shtretërve në të gjitha pavionet e ndërtesës së shërbimit infektiv. Deri tani situata është ëprballuar mirë në të gjitha drejtimet “ shpjegon drejtori i QSUT-së Ilir Dashi.
Për shefin e shërbimit infektiv në QSUT, doktor Dhimitër Krajën situata nuk është alarmante. Javën e fundit sipas Dr Krajës janë paraqitur 5 raste të rënda ku katër prej tyre tashmë janë jashtë rreziku për jetën.
“10-15% e rasteve që paraqiten cdo ditë shtrohen. Prej tyre raste të rënda ose shumë të rënda janë një përqindje shumë e vogël 0.2-0.5%. Javën e fundit kemi patur rreth 5 raste të rënda. Tashmë 4 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa njëri prej tyre është ende në kurim “ shprehet doktori Dhimitër Kraja
Në shërbimin infektiv prej ditësh ka nisur të funksionojë njësia e emergjencës ku trajtohen rastet me gripin A/H1N1, njesi e cila ka lehtësuar trajtimin në kohë të shumë rasteve me forma të theksuara të virozës.
(e.n/news24/BalkanWeb)