E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE, rezoluta: Shqipëria të vazhdojë reformat

STRASBURG-Shqiperia duhet te vazhdoje reformat dhe te plotesoje kushtet per te hyre ne BE, bashke me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, Islanden dhe Turqine. Ky eshte teksti i nje rezolute te miratuar me shumice votash ne Parlamentin Europian ne Strasburg.

Rezoluta qe u miratua u perpilua nga Gabriele Albertini dhe perfshin 17 pika, nga te cilat, paragrafi i 15 i takon Shqiperise.

Ne lidhje me Shqiperine thuhet qe ky vend bashke me Malin e Zi qe kane dorezuar kerkesen per anetaresim duhet te vazhdojne perpjekjet per reformat. Per te dy keto vende Keshilli i Ministrave ka ftuar komisionin te pergatise opinionin. Por rezoluta uron Malin e Zi per arritjet dhe inkurajon Shqiperine te vazhdoje te perpiqet e te plotesoje kriteret.

Ne rezolute thuhet se gjithe vendet e Ballkanit Perendimor duhet te vazhdojne te plotesojne kushtet para se te behen anetare te BE, por BE konfirmon se rruga eshte e hapur per ta. Rezoluta u ben thirrje vendeve fqinje te zgjidhin konfliktet mes tyre, qe behen pengesa per te ecur perpara ne BE.

Rezoluta ben thirrje qe vendet e Ballkanit te forcojne bashkepunimin rajonal te luftojne krimin e organizuar dhe trafikimin, te rrisin volumin e tregtise dhe sigurimin e energjise dhe ne gjithe keto sfida rol te luajne jo vetem aktoret politike por dhe shoqeria civile vecanerisht organizatat e grave. Bashkepunimi rajonal te mos ndikohet nga problemet dypaleshe politike. Vecanerisht Serbise i kerkohet te zbuse qendrimin ndaj Kosoves ne lidhje me pjesemarrjen e ketij vendi ne takime rajonale dhe plane bashkepunimi. Te gjithe te bejne perpjekje per te dale nga kriza ekonomike nderkohe qe dhe BE angazhohet te ndihmoje keto vende. Maqedonise i kerkohet te zgjidhe ceshtjen e emrit, ndersa Serbise te bashkepunoje me Hagen dhe te forcoje bashkepunimin me EULEX ne Kosove. Turqise te beje me shume per kurdet dhe te zgjidhe mosmarreveshet me Qipron.

Kjo rezolute do te vleje per takimin e dhjetorit te Keshillit te ministrave ku do te merren dhe vendime te rendesishme per integrimin e ballkanit perendimor. PE miratoi me shumice votash dhe strategjine e zgjerimit te BE 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›