Topi takim me gratë: Të ndalet dhuna ndaj kësaj kategorie
TIRANE- Presidenti i Republikës Topi priti paradite, në kuadër të 16 ditëve të sensibilizimit kundër dhunës ndaj grave, përfaqësuese të gjashtë shoqatave për mbrojtjen e gruas. Kryetari i Shtetit i garantoi përfaqësueset e këtij Rrjeti për mbështetjen institucionale në drejtim të sensibilizimit të strukturave të gjyqësorit për shmangien e problemeve që hasen në trajtimin e këtyre rasteve të dhunës dhe i inkurajoi në këtë mision të çmuar. Nga ana e tyre, gratë përfaqësuese të këtij rrjeti, i shprehën Presidentit të Republikës mirënjohjen për mbështetjen që ka dhënë vazhdimisht nëpërmjet mesazheve publike për gratë dhe vajzat.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të presidencës gratë vunë në dukje si shqetësim mungesën e zbatimit të legjislacionit për barazinë gjinore e kundër dhunës e trafikimit të grave e vajzave, mungesën e shërbimit ligjor falas për këtë kategori, mungesën e zbatimit të vendimeve gjyqësore nga ana e zyrave të përmbarimit si dhe mungesën e mbështetjes financiare nga shteti për aktivitentin mjaft intensiv të shoqatave të tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)