E Diel, 1 Nëntor 2026

Braktiset makina me 100 kg kanabis, në autostradën Tiranë-Durrës

TIRANE- Gjëndet në Maminas një makinë e braktisur me 100 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Mjeti u gjend në mesnatë në autostradën Tiranë-durrës. Forcat e policisë kanë gjetur mjetin tip benz, ngjyrë gri me targë Tiranë 75 98 I të parkuar në pjesën anësore të autostradës. Gjatë kontrollit në makinë nuk ndodhej asnjë njeri, ndërsa janë gjetur të paketuara në rreth 100 pako, plot 100 kilogram kanabis. 

Droga u gjet lehtësisht e vendosur në sediljen e pasme dhe në bagazhin e makinës, ndërsa policia ka nisur hetimet. Deri tani nuk dihen autoret apo pronarët e mjetit të braktisur, ndërsa mendohet se policia ka pasur paraprakisht informacione në rrugë operative. Burime nga unifromat blu të Durrësit bëjnë të ditur se janë ngritur dyshime për një person që mund të jetë implikuar në këtë rast, por nuk bëhet publik emri i tij për arsye hetimi.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›