Precedenti i Rumanisë për rinumërim përplas PS-PD
Ngjarja e fundit e ndodhur në Ballkan pas zgjedhjeve presidenciale në Rumani, ka rihapur fuqishëm debatin në politikën shqiptare në lidhje me rinumërimin, rivlerësimin, apo dhe hetimin e kutive të votimit. Javën e shkuar në zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati i qendrës së djathtë, Traian Basesku, shpalli fitoren me një diferencë shumë të ngushtë nga rivali i tij i qendrës së majtë, Mircea Geoana. Basesku mori 50.3% ndërsa Geoana 49.7%, ndërkohë që plasi debati për një numër votash të shpallura të pavlefshme, përkatësisht 138 mijë fetë votimi, për të cilat opozita e majtë theksoi se janë manipuluar dhe kërkoi rinumërimin. Pas kërkesës së socialdemokratëve, Gjykata Kushtetuese e Rumanisë urdhëroi hapjen e kutive dhe rivlerësimin e të gjitha votave të pavlefshme. Kandidati i së majtës, Geoana tha se kutitë e votimit janë mbushur nga militantët e së djathtës, në bazë të votimit familjar. Pas rivlerësimit të votave, Gjykata Kushtetuese do të vendosë në lidhje me përsëritjen apo jo të zgjedhjeve presidenciale.
Ndikimi
Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Rumanisë, jehona ka mbërritur në Shqipëri pikërisht te të interesuarit. Opozita shqiptare, e cila kërkon hapjen e kutive për tre qarqe dhe rivlerësimin e një pjese të kutive të votimit, e ka cilësuar si një shembull konkret për ta implementuar dhe në vendin tonë.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë për bazë Rumaninë për t‘i kërkuar qeverisë të hapë kutitë e 28 qershorit.
"Ja pra një shembull tjetër dhe konkret që në demokraci hapja e kutive është një element themelor që garanton transparencën dhe legjitimitetin e institucioneve", deklaroi Balla. Ndërkaq, ka ardhur menjëherë replika nga mazhoranca. Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi, tha se "se nuk mund të jetë zgjidhje për realitetin shqiptar dhe për bojkotin e PS gjetja elementeve apo precedentëve të shkëputur majtas apo djathtas për t‘u implementuar në realitetin shqiptar. Së dyti në Rumani ka qenë një vendim gjykate që ka urdhëruar hapjen e kutive të votimit .
Së treti, në Rumani diferenca midis kandidatëve ka qenë më e vogël sesa numri i votave të pavlefshme".
Y.Pata