AH1N1, Shqipëria pa fonde e pa masa kufitare
Përhapja e virusit AH1N1, ose i njohur ndryshe me emrin gripi i derrit në vendin tonë, nuk mund të anashkalohej nga emisioni "Fiks Fare". Përhapja me shpejtësi e këtij virusi ka bërë që në shumë vende të botës të merren masa parandaluese.
Virusi vdekjeprurës ka prekur 30 qytetarë në Shqipëri.
Lëvizja e njerëzve ka qenë një nga format me të cilët është përhapur AH1N1. Pikat kufitare në vendin tonë, në periudhën e verës, janë mjaftuar vetëm me lajmërime vizuale, si një nga mënyrat e sensibilizimit. Personeli sanitar epidemik nuk bën vizita mjekësore në kuptimin klasik dhe nuk vishen me bluza të bardha, janë thjesht policë të shëndetësisë. Edhe një rast, në një nga spitalet e qyteteve në kufi, që ishte i dyshuar me gripin e derrit u dërgua në Greqi për trajnim më të specializuar.
Në muajin korrik, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, për masat qe ka marrë qeveria për gripin e derrit ka deklaruar: "Që nga mbrëmë deri sot jemi vënë të ndryshojmë apo të bëjmë më mirë disa gjëra. Çfarë fondi kemi për vaksinën?! Ky fond mund të ndryshojë. Kemi për momentin që nga projekti i Bankës Botërorë nga gripi i pulave, një fond prej 350 mijë eurosh, por mund të ndryshojë nga dita në ditë pasi vetëm mbrëmë kam folur tre herë në telefon me Kryeministrin. Nuk mund të thuhet sa duhet fondi! Kemi një sasi prej 5000 tamiflush, kemi porositur edhe 10000 të tjera.
Ndërkohë që nga muaji korrik, kur është intervistuar ministrja Godo, e deri më sot, kjo sasi tamifluje akoma nuk ka ardhur.
Gazetarja e "Fiks Fare" ka intervistuar ditët e fundit zëvendësministrin e Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Sipas z. Ivanaj fondi vazhdon të jetë 350 mijë dollarë. (Ndryshe nga ministrja Godo që thotë 350 mijë euro). Ivanaj thekson se kemi marrë angazhim dhe do të sigurojmë 300 mijë vaksina. Është parashikuar ky fond për vet faktin që nuk kemi një çmim të vaksinës, pasi nuk është prodhuar akoma.
Nëse besojmë ato që thuhen, te cilat nuk kemi pse t‘i besojmë, vaksina ndoshta kushton rreth 10 dollarë, themi ndoshta, jo zyrtare dhe s‘kemi pse t‘i besojmë. Po nëse vaksina kushton 100 dollarë? Nëse vaksina kushton 1 mijë dollarë kjo është me "nëse". Kjo i bie, nëse sot bie shi, nëse nesër nuk bie.
Për sa i përket medikamenteve, ato në asnjë rast nuk duhet të përdoren pa rekomandimin e mjekut. Gazetarja e "Fiks Fare" intervistoi mjekun infeksionist, Pëllumb Pipero. Sipas dr. Pipero përdorimi i tamiflusë pa rekomandimin e mjekut sjell efekte anësore, si të vjella, alergji, konfuzione mendore deri në rrezik për jetën. Tamifluja për dy arsye nuk duhet të përdoret pa rekomandimin e mjekut. E para që sjell efekte anësore dhe e dyta rrit rezistencën e virusit. Specialistët thonë se jemi në fazën e gjashtë të pandemisë, pastaj i jepet tamiflu, ndërsa vaksina nuk është prodhuar akoma kundër këtij virusi. Pritet të prodhohet në shtator. "Fiks Fare" realizoi disa kamera të fshehta në farmacitë e Tiranës, në të cilat kemi blerë tamiflu megjithëse ajo është kategorikisht e ndalur që të blihet pa rekomandimin e mjekut, pasi efektet anësore janë shumë të rënda.