Pandemia, OBSH: Plotësoni kushtet për izolimin e rasteve të rënda
Shqipëria është e gatshme për të përballuar në kapacitete ambulatore, spitalore dhe vaksina agresivitetin me të cilin mund të shfaqet virusi i gripit të derrit në sezonin e vjeshtës, ndërkohë që duhen forcuar masat ndaj higjienës vetjake në këtë periudhë. Gripi i derrit i ka thyer kufijtë, duke u përhapur me shpejtësi në vende të ndryshme dhe paraqitur gjendje ende të panjohura për ekspertët, të cilët së fundmi janë përqendruar në përballimin e fluksit të pacientëve të prekur prej tij me kapacitete spitalore dhe humane. Situata e re që pritet këtë vjeshtë kërkon ndryshimin e strategjisë për të përballuar virusin AH1N1. Teksa deklaroi gatishmërinë e sistemit shëndetësor ndaj situatës në pritje, ministrja në detyrë e Shëndetësisë, Anila Godo, pranoi se situata e shfaqur deri tani në vend nuk ka qenë alarmante, po vjeshta mund të sjellë një situatë tjetër, e cila mund të jetë më e egër dhe për këtë qëllim nevojiten strategji të reja. Parandalimi në pikat kufitare është tashmë një hap i kaluar dhe jo efikas, pasi virusi nuk njeh më kufij. Pas përgatitjes së një ambienti të posaçëm te sanatoriumi, një tjetër ambient po përgatitet për të qenë në dispozicion te qendra spitalore universitare "Nënë Tereza". Kreu i Dikasterit të Shëndetësisë siguroi se kjo vjeshtë do të mundësojë dhe analizimin e mostrave të të sëmurëve në laboratorin viral në Tiranë, duke shmangur përfundimisht kohën e tejzgjatur të përgjigjes së rezultateve nga Rumania dhe koston e saj, ndërsa në vend nuk mungojnë kapacitetet njerëzore. Zyra për Europën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë po organizon në Durrës një seminar dyditor me drejtues spitalorë dhe përfaqësues të shëndetësisë të vendeve të rajonit. Që nga 11 qershori OBSH e ka çuar në 6 nivelin e rrezikut të pandemisë në të paktën dy rajone të saj.
Moderatori i seminarit, këshilltar rajonal në Zyrën e OBSH-së për Europën, Gerald Rockenschaub, tha se në këtë kontekst, ardhja e vjeshtës parashikon një shtrirje progresive të sëmundjes dhe kërkon një përgatitje të re të sistemit shëndetësor për t‘iu përgjigjur pandemisë gripale. OBSH kërkoi nga pjesëmarrësit të ndajnë përvojat e tyre dhe të marrin më të mirën nga ekspertët e saj për të mundësuar një koordinim efikas të punës së spitaleve dhe plotësim të kushteve për pritjen e të prekurve më rëndë nga virusi në to. Gjatë seminarit pritet të diskutohen programe konkrete të emergjencave spitalore dhe menaxhimin specifik të pandemisë gripale, duke përfshirë këtu menaxhimin e çështjes, parandalimin dhe mbajtjen nën kontroll të infektimit, mbikëqyrjen. Diskutimet mbi ndërtimin e strategjive të mundshme për zhvillimin e përgjigjeve në rastet e emergjencave spitalore, por edhe planeve të vazhdimësisë kanë nisur që dje nga pjesëmarrësit, të cilët janë përfshirë dhe në improvizimin e situatave konkrete dhe reagimet ndaj tyre.