E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vjedhje pa autor në Elbasan

Dy vjedhje janë regjistruar brenda 24 orëve në Qarkun e Elbasanit, ndërkohë që për asnjërën prej tyre nuk është gjetur autori. Kështu, gjatë orëve të natës është vjedhur banesa e 34-vjeçarit, Dionis Biça, lindur e banues ne lagjen "Teqe" Peqin. Nga ana e policisë është konstatuar se persona ende të paidentifikuar, janë futur në banesë nëpërmjet një dritareje, e cila ka qenë e hapur dhe kanë marrë prej dhomës së gjumit 500.000 lekë. Po dje është paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, 50-vjeçari, Shkëlzen Salla, lindur e banues në lagjen "Syrja Dylgjeri" Elbasan, i cili ka denoncuar vjedhjen e pikës së servisit që ai kishte ne pronësi në lagjen "Syrja Dylgjeri". Grupi hetimor, pasi kreu veprimet e para, konstatoi se është dëmtuar me mjete të forta dera kryesore e saj dhe prej andej janë vjedhur disa pjesë këmbimi automjetesh, vlera e të cilave shkon rreth 200 mijë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›