Pranga 60-vjeçarit, kërkohej për falsifikim
Një 60-vjeçar është vënë në pranga orët e vona të mbrëmjes së të hënës, pasi kërkohej për "falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave. Burime nga Komisariati i Policisë së Fierit bëjnë të ditur se 60-vjeçari, Vasil Hoxha, lindur e banues në Fier, është dënuar katër vjet më parë nga Gjykata e Fierit me gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 400 mijë lekësh për falsifikim dokumentesh. Dënimin e gjykatës së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, 60-vjeçari Hoxha e ka marrë në mungesë. Mësohet se Hoxhaj është arrestuar në banesën e tij në lagjen "15 Tetori" të qytetit të Fierit. Mësojmë prej policisë së pas qëndrimit të tij prej disa muajsh në Itali, ai është kthyer në Fier dhe asnjëherë nuk është larguar më pas. Ai lëvizte i lirë në qytet, ndonëse ishte dënuar nga gjykata disa vite më parë.