E Diel, 1 Nëntor 2026

Plani i veprimit, ndryshim në varësi të "fytyrës" së virusit

Seminari i mbajtur për përballimin e situatës së gripit të derrit, AH1N1, u përshëndet nga ministrja Godo, e cila vlerësoi rolin e OBSH-së në raport me nevojat që shfaq pandemia, ndërsa e vuri theksin në domosdoshmërinë e përshtatjes së planit të reagimit në varësi të ndryshimit të fytyrës që do të marrë virusi dhe përhapja e tij këtë vjeshtë. Sipas saj, përballimi i fluksit të pritshëm të pacientëve në sistemin ambulator dhe atë spitalor është kryesor dhe të gjitha kapacitetet logjistike, humane dhe mjekësore duhet të mbështeten këtu. Aktiviteti u përshëndet edhe nga Anshu Banerjee, drejtues i OBSH-së për zyrën e Shqipërisë, që tha se spitalet kanë një rol të rëndësishëm për të përballuar atë që pritet të vijë. Konsultimi në rang rajonal i drejtuesve të Ministrive të Shëndetësisë së rajonit dhe të spitaleve u konsiderua si i nevojshëm për të vendosur mbi mënyrat e veprimit në përballimin e pandemisë së vjeshtës. Ndërkaq u vlerësua roli i medias në informimin e publikut dhe komunikimin përmes saj që ekspertët e shëndetit vendosën me qytetarët për gripin e derrit dhe masat që duhet të merren për parandalimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›