AH1N1, më i shpejtë se gripi i zakonshëm
Autoritetet amerikane besojnë se gripi i derrit do të prekë shoqërinë e këtij vendi më herët sesa gripi i zakonshëm, bën të ditur "New York Times". Gripi i zakonshëm mbërrin në Hemisferën Perëndimore në nëntor-dhjetor, por ekspertët dyshojnë se gripi i derrit do të kthehet me forcë sapo të rihapen shkollat. Dr. Anne Schuchat, drejtuese e Qendrës për Parandalimin e Infeksioneve Respiratore, thotë se gripi po vijon të qarkullojë në SHBA nëpër mot të ngrohtë, edhe pse gripi i zakonshëm e ka mbyllur stinën muaj më parë dhe për këtë arsye, pritet që rihapja e shkollave të shërbejë si epiqendër e përhapjes së shpejtë.
Është ende e paqartë se sa do të jetë numri i dozave të vaksinave të disponueshme kundër këtij gripi, kur ai të rikthehet. Zyrtarët nuk kanë dhënë një parashikim të saktë, por janë mjaftuar duke thënë se do të jenë disa dhjetëra miliona doza, shifër kjo e pamjaftueshme për të mbuluar të gjithë popullatën. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur të vaksinojnë fillimisht vetëm grupmoshat më të rrezikuara.
Numri i dozave të disponueshme do të varet nga shumë teknika në procesin e prodhimit si dhe nga shumë teste paraprake që janë duke u kryer. Ekspertët këshillojnë veçanërisht gratë shtatzëna të marrin një dozë vaksine kundër gripit të zakonshëm dhe një tjetër kundër gripit të derrit.
Autoritetet amerikane kanë ndjekur me vëmendje zhvillimin e pandemisë në Hemisferën Jugore, ku tani është dimër dhe është sezon gripi, për të parë se çfarë pasojash mund të sjellë ky grip në Hemisferën Veriore.
Më të rrezikuarit, sipas vëzhgimeve, kanë qenë fëmijët dhe të rriturit, por njerëzit me probleme shëndetësore, përfshirë gratë shtatzëna, kanë pasur më shumë probabilitet të vdesin. Problemi më i madh për autoritetet është parashikimi se gripi i derrit mund të bëjë kërdinë në një qytet apo një krahinë, duke mbingarkuar spitalet e zonës, ndërkohë që në zona të tjera mund të mos depërtojë fare. Mesazhi më i rëndësishëm i ekspertëve është i thjeshtë: "Virusi nuk ka ikur. Në vjeshtë pritet një valë masive".