E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondi në dispozicion për vaksinën, 350 mijë euro

Fondit i vënë në dispozicion për vaksinën e gripit të derrit është 350 mijë euro. Sipas ministres Godo, ky fond mund të ndryshojë. Pas konfirmimit të rastit të parë, ministrja e Shëndetësisë ka folur me Kryeministrin, i cili, sipas saj, kërkon që të dijë çdo gjë dhe ne të jemi të qetë.

Aktualisht kemi 350 mijë euro dhe ne dimë që kemi një sasi Tamiflu për trajtimin e 5 mijë qytetarëve dhe kemi porositur dhe 10 mijë të tjera. Mund të blejmë dhe një sasi prej 10 mijë të tjera, që vërtet të mund të jemi të qetë. Antiviralët janë nisur për në spitalet rajonalë për trajtimin e emergjencave të para".

"Duke u nisur nga sjellja e këtij virusi në vendet përreth, ku infeksioni është prezent, nuk është se kemi numër të madh të sëmurësh. Pra në Greqi, Itali etj., rastet janë më tepër komunitare dhe nuk ka shpërthime të mëdha që ne të na bëjë të mendojmë se masat parandaluese, ose trajtuese tonat, do të na dalin jashtë kontrollit. Kemi një pandemi që ka më tepër imazhin komunitar.

Ministrja i bëri apel dje popullsisë të rrijë e qetë dhe të vazhdojë jetën e përditshme. "Popullsia të marrë masat që ne kemi përsëritur shumë herë, të evitojë grumbullimet në ambiente të mbyllura e pak të ajrosura që predispozojnë për një kontakt me të sëmurë, të mbajë higjienë vetjake të ekzagjeruar. Popullsia të vazhdojë jetën e saj, duke pasur kujdes që të kemi një pandemik. Qeveria dhe strukturat shëndetësore do të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë, ndërsa popullsia duhet të ketë kujdes të zbatojë ato që ne kemi thënë dhe do të vazhdojmë të themi.

Popullsia qetësisht të vazhdojë jetën normale, duke ruajtur veten dhe anëtarët e komunitetit, siç kemi thënë dhe siç do të themi. Ne do të punojmë fort, në mënyrë që kjo pandemi në Shqipëri të ketë atë lloj karakteri që ka pasur në vendet fqinje, që të jetë e mbledhur dhe të mos ketë shpërthime. Në bazë të situatave të reja epidemiologjike do të përshtatim strategjitë tona. Izolimi dhe karantina, megjithëse janë të parashikuara në planin e kontingjencës për pandeminë, nuk duket se do të jepnin ndonjë efekt domethënës për sa i përket këtij momenti epidemiologjik.

Ende nuk është certifikuar një vaksinë specifike për virusin e ri pandemik, megjithëse ka filluar prodhimi i saj dhe pritet që një sasi e papërcaktuar ende të jetë gati nga vjeshta. Janë vlerësuar ndërkohë kapacitetet e programit kombëtar të vaksinimit, përfshirë zinxhirin e ftohtë dhe janë përcaktuar paraprakisht grupet e popullatës me prioritet për vaksinim. Është diskutuar në komitetin e ekspertëve edhe sasia paraprake për t‘u siguruar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›