E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantët, fluks në zyrat e legalizimeve

Ardhja e emigrantëve ka shkaktuar kaos në zyrat e legalizimeve të dokumenteve për jashtë shtetit në Prefekturën e Qarkut të Fierit. Sipas përgjegjësit të kësaj zyre, Syrja Goroveci, numri i aplikuesve në një ditë varion nga 350-400, duke bërë që gjatë kësaj periudhe të ketë një fluks të madh kërkesash.

"Numri i aplikimeve për legalizim të dokumenteve për jashtë shtetit mund të shkojë dhe në 400 të tilla në ditë. Në fakt pritej që periudha korrik - gusht, por dhe gjysma e parë e shtatorit, të shënonte fluksin më të madh të frekuentuesve të Zyrës së Legalizimeve në Prefekturën Fier, që konsiston me ardhjen e emigrantëve. Fluksi është shumë i madh, por deri tani e kemi përballuar pa problem", - ka thënë Goroveci.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›