ISHP-ja në monitorim të sëmundjeve respiratore
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, zhvilloi dje një takim me drejtues dhe specialistë të Institutit të Shëndetit Publik, në kuadër të virusit H1N1. "Nuk mund të them që pas konstatimit të rastit të parë jemi vënë të marrim masa të jashtëzakonshme, pasi kemi punuar gjatë gjithë kësaj kohe që nga maji, duke pasur tashmë të hartuar një strategji, por që nga sot ka një sensibilizim tjetër dhe jemi vënë të rivlerësojmë masat që janë marrë dhe nëse diçka duhet të rivlerësojmë dhe të ndryshojmë", u shpreh ministrja Godo. Instituti i Shëndetit Publik është vënë të monitorojë sëmundshmërinë, sidomos në drejtim të sëmundshmërisë respiratore, e cila bën të gjykojmë nëse kemi një përhapje të patologjisë dhe një përhapje të formave të mesme, ose mbi të mesme. "Lajmi është i mirë dhe vazhdojmë të kemi sëmundshmëri të aparatit respirator që nuk na tërheq vëmendjen. Jemi vënë të vlerësojmë sesi jemi me sasitë e medikamentit antiviral, çfarë gatishmërie dhe fondi kemi për blerjen e vaksinave dhe se çfarë gatishmërie kemi në spitale", sqaroi Godo. Sipas saj, një problem është tërheqja e vëmendjes së personelit shëndetësor në spitalet rajonale, në mënyrë që të jenë më striktë dhe të kujdesshëm në mbushjen e skedës për rastet e dyshuara, në mënyrë që të konfirmojnë rastin dhe në kohë të lajmërojmë vijën që ka ndjekur rasti i konfirmuar që çdo strukturë të bëjë punën e vet.
Prej nëntorit të vitit të kaluar, ISHP ka instaluar sistemin e survejancës së insuficiencës akute respiratore (IAR) që nënkupton raportimin brenda 24 orësh të çdo rasti me sëmundje të rëndë respiratore nga çdo spital i vendit.
Një sistem i ngjashëm mbikëqyr vdekjet e papritura nga shkaqe respiratore. Prej muajit mars të këtij viti janë raportuar dy raste me insuficiencë respiratore akute, të cilat pas hetimit epidemiologjik dhe laboratorik janë përjashtuar si raste të lidhura me gripin e ri pandemik. Nuk është konfirmuar asnjë vdekje që të përmbushte protokollin e përkufizimit të rastit.