Kontrollet ulin shifrat e punës së zezë
Reduktohet puna informale në aktivitetin e subjektit të Qarkut të Fierit. Nga Inspektorati Shtetëror i Punës, vetëm për periudhën e parë të vitit, janë inspektuar rreth 519 subjekte juridike dhe fizike të Qarkut të Fierit. Sipas drejtuesit të Inspektoratit Shtetëror të Punës, Fatmir Patozi, nga rreth 3014 persona të punësuar në këto subjekte, vetëm 76 prej tyre kanë rezultuar të padeklaruar nga punëdhënësit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shifrat janë përmirësuar duke futur në skemën e punësimit dhe të deklarimit më shumë punonjës. Kjo ka reduktuar informalitetin në punë dhe detyruar subjektet të legalizojnë punonjësit e tyre.
"Gjatë periudhës 6-mujore, janar-qershor 2009, Inspektorati Shtetëror i Punës ka kryer kontrolle në të gjitha subjektet fizike dhe juridike të qarkut. Kështu janë bërë kontrolle dhe inspektime në subjektet fizike, 444 subjekte me 4720 punonjës për Fierin, 59 subjekte për Lushnjën ku numërohen 668 punonjës dhe për Mallakastrën 61 subjekte me 380 punonjës. Inspektime janë bërë edhe në subjektet juridike dhe ka rezultuar një numër i vogël punonjësish të padeklaruar", - ka thënë Patozi. Në të njëjtën kohë Inspektorati Shtetëror i Punës së bashku me kontrollin për zbatueshmërinë e ligjit, kanë kapur edhe shkelje të mosrespektimit të kushteve teknike në punë, duke vendosur gjoba për subjektet shkelëse të ligjit, që shkojnë deri në 500000 lekë të reja.