Gripi i derrit, për rikonfirmim tri raste të dyshuara
Janë tri raste të tjera të dyshuara për infektim nga virusi AH1N1, gripi i derrit. Dy shtetas nga Filipinet dhe një tjetër me nënshtetësi rumune dyshohet të jenë prekur nga gripi i derrit. Kampionët e analizave të pacientëve janë ekzaminuar një herë, por pas konfirmimit të rastit të parë të prekur nga AH1N1 në Shqipëri është dhënë urdhër edhe një herë që pacientët të kalojnë "sitë" të dyfishtë, për të qenë të sigurt nëse ata janë prekur apo jo nga gripi i derrit.
Bashkë me ta pritet konfirmimi i dy pacientëve të tjerë të vegjël, të cilët janë kthyer nga Greqia pak kohë më parë dhe janë shtruar në spitalin e Vlorës. Kampionët e pacientëve janë dërguar në laboratorin në Rumani, përgjigjet e të cilave nuk kanë mbërritur në vendin tonë. "Kemi tre marinarët, dy filipinas dhe një rumun, të cilëve po u bëhet edhe një herë analiza, por që nuk janë konfirmuar ende", u shpreh ministrja Godo.
Rasti i parë
Për rastet e dyshuara, rreth pesë raste gjatë kësaj jave, konfirmimi ka ardhur negativ. Në këtë çast kemi vetëm një rast të konfirmuar. Rasti i parë i konfirmuar me gripin e ri pandemik AH1N1 është raportuar nga spitali infektiv i QSUT para dhjetë ditësh. Rasti u identifikua si infeksion nga gripi A dhe u dërgua për konfirmim në laboratorin e referencës. Shenjat klinike ishin shumë të lehta dhe pas dhënies së ndihmës së parë dhe marrjes së mostrave për diagnozë, rasti nuk u shtrua në spital. Duke qenë se rasti ishte klinikisht i lehtë nuk i është administruar antivirali tamiflu. Rasti për momentin konsiderohet i shëruar. Është plotësuar skeda përkatëse si për të gjitha rastet e dyshuara. Rasti është një student 21-vjeçar nga Gjirokastra, ndërkohë që nuk janë raportuar lidhje epidemiologjike që të faktojnë rrugën e infektimit. Kjo është dëshmi e qarkullimit komunitar të virusit të ri pandemik në vendin tonë. Çdo ditë ISHP vijon të përpunojë mostra të dyshuara nga Tirana dhe rrethet.
Analizat
Sipas direktivave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mjekë, punonjës të shëndetësisë, të cilët dyshojnë për pacientët e tyre se janë prekur nga viroza të vështira dhe të rënda, krahasuar me masën, duhet të marrin kampionë gjaku dhe t‘i dërgojnë ato për ekzaminim. Instituti i Shëndetit Publik bën analizat dhe jep konfirmimet e para. Në rast se nevojitet një kontroll më specifik, kampionët dërgohen në laboratorët në Rumani për një konfirmim të dytë. Pikërisht specialistët nga Rumania kanë konfirmuar se në Shqipëri gripi i derrit, AH1N1, është mes shqiptarëve. Sakaq dje është kërkuar edhe një tjetër konfirmim për tri raste të dyshuara, të cilët i kanë bërë analizat, por për shkak të pranisë së virusit edhe në vendin tonë ka lindur nevoja për ekzaminime të tjera të vazhdueshme.
Sakaq, shëndetësia shqiptare ka një plan kontingjence, që ndryshon kohë pas kohe sipas situatës. Aty parashikohet edhe se kur duhen mbyllur kopshtet dhe çerdhet, por po vëmë re se në vendet e tjera europiane, si Anglia apo Italia ata nuk po i mbyllin më shkollat.