Busek: Ballkani në BE, por plotësoni kushtet
Parlamenti Europian mbështet integrimin në familjen europiane të Ballkanit Perëndimor. Kryetari i ri i kësaj strukture, Jerzhi Busek, vlerësoi se kjo është me rëndësi thelbësore dhe rrugë e vërtetë për ruajtjen e paqes në rajon. Situata në Ballkan tani është premtuese, është shprehur Busek. "Në këtë rajon nuk ka më tensione, të cilat i kemi parë në të shkuarën. Vendet në rajon tashmë po trokasin në derën e Bashkimit Europian", shtoi ai. Busek theksoi se Bashkimi Europian duhet të pranojë anëtarë të rinj, por në një mënyrë tërësisht natyrale, çka do të thotë se në radhë të parë duhet të plotësohen të gjitha kushtet e kërkuara. "Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë europianët", theksoi Busek. Zyrtari i lartë europian bëri të ditur se Bashkimi Europian ka kapacitet që të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor, por theksoi se vendet doemos duhet t‘i përmbushin kushtet e parashtruara. "Mund të pranojmë anëtarë të rinj, edhe atë në mënyrë tërësisht të natyrshme. Por, paraprakisht duhet të përmbushen kushtet", insistoi ai. Liberalizimi i vizave, vlerësoi Buseku, është shumë i rëndësishëm, në mënyrë të barabartë edhe për Ballkanin Perëndimor edhe për Europën Lindore. "Ne në Poloni e dimë se sa është e rëndësishme që të mos ngrihen perde të reja të hekurta dhe për këtë do të mbajmë llogari për këtë çështje. Gjithsesi, njëherazi do të jemi shumë të kujdesshëm. E dini edhe vetë se cilat janë arsyet për këtë. Por, doemos duhet të shkojmë në këtë drejtim, drejt pezullimit të vizave. Kjo është e domosdoshme", deklaroi kryetari i ri i PE-së, Jerzhi Busek. Këto komente Busek i bëri në një intervistë për gazetën e përditshme serbe "Vecernje Novosti". Busek përsëriti se mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke e quajtur si rrugën e drejtë për të ruajtur balancën dhe paqen në rajon. Ai shtoi se hyrja e Ballkanit në Bashkimin Europian nuk është vetëm në interes të rajonit, por të të gjithë europianëve. Busek, ish-kryeministri polak, u zgjodh në fillim të këtij muaji si kreu i Parlamentit Europian, duke u bërë dhe i pari europianolindor që emërohet në këtë detyrë të rëndësishme. Që nga 1 korriku, Suedia ka marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Në deklarimet publike, zyrtarët suedezë deklaruan qartazi se në projektin e tyre gjashtëmujor do të fokusohen te zgjerimi i Bashkimit Europian dhe te konsolidimi i strukturave përveç angazhimit në zgjidhjen e situatës së rëndë ekonomike. Sa i takon Ballkanit, Maqedonia ka tanimë statusin e kandidatit për anëtar në Bashkimin Europian. Mali i Zi ka depozituar aplikimin për të fituar statusin e kandidatit ashtu sikurse Shqipëria që kreu këtë veprim më 28 maj të këtij viti.
"Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rajonin, por edhe për të gjithë europianët", theksoi Busek
"Ne në Poloni e dimë mirë se sa është e rëndësishme që të mos ngrihen perde të reja të hekurta"
"Hyrja e Ballkanit në Bashkimin Europian nuk është vetëm në interes të rajonit, por të të gjithë europianëve"
Veprimi
Statusi i kandidatit, Shqipëria
dorëzoi aplikimin më 28 maj
Më datën 28 maj, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i dorëzoi homologut të tij çek, vend i cili mbante Presidencën e radhës së BE, Mirek Topolanek, kërkesën për aplikimin e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Kryeministri çek Topolanek tha se Shqipëria ka bërë ndryshime të jashtëzakonshme. "Sot mendoj se Shqipëria po hyn në rrugën e saj afatmesme dhe në këtë rrugë ëndrra e shqiptarëve do të bëhet realitet. Republika Çeke do të ndihmojë Shqipërinë edhe pas përfundimit të Presidencës", premtoi Topolanek. Drejtori për zgjerimin në Bashkimin Europian, Majkell Leig, pati përshëndetur dorëzimin e kërkesës së Shqipërisë. Lieg tha se Shqipëria sot ka realizuar një gur kilometrik që shënon përkushtimin e shqiptarëve ndaj vlerave europiane. Procedurat e aplikimit nga Bashkimi Europian konsistojnë në disa faza. Fillimisht, aplikimi i një vendi duhet të ketë miratimin nga Komisioni Europian, dhe një aprovim unanim nga Këshilli i BE. Më pas, vazhdojnë negociatat e pranimit, në të cilën vendi kandidat duhet të pranojë të drejtat dhe angazhimet që përcaktojnë anëtarët e Bashkimit Europian. Dhe pasi të gjithë kapitujt e negociatave të jenë mbyllur, kërkesa e një vendi kandidat duhet të marrë miratimin nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian, Këshilli i Bashkimit Europian, të gjitha shtetet anëtare, madje dhe vetë vendi kandidat.