Gripi i derrit, ISHP: Mbi 15 mijë të prekur
Pas konfirmimit të rastit të parë të prekur nga gripi i derrit, AH1N1, përfaqësuesit më të rëndësishëm të shëndetësisë janë mbledhur në një takim special dhe ekskluzivisht për AH1N1.
Veç masave të marra, problemeve të vaksinimit, të mbrojtjes së popullatës, higjiena që lipset dhe gjithçka e lidhur ngushtë me përgatitjet dhe përballimin e pandemisë. Shifra më e rëndësishme dhe një nga lajmet më të ndjeshme ka qenë edhe parashikimi. Njësoj si ministrja e Shëndetësisë greke, edhe grupi i specialistëve, duke pasur parasysh rastet e konfirmuara në vendet e rajonit, kanë bërë përllogaritjet për numrin e rasteve që do të preken nga virusi, vetëm në vendin tonë.
Parashikimi
Sipas strukturave të shëndetësisë shqiptare, do të jenë rreth 15 mijë të prekur nga gripi i derrave. Ndërkohë që këta nuk do të kenë të njëjtat probleme dhe nuk do të ndodhen në stade të barabarta. Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të bëra dje në mbledhje, do të jenë rreth 10 mijë të prekur në fazë të lehtë, ashtu si dhe rasti i parë i konfirmuar, ndërkohë që pesë mijë raste të tjera do të jenë të një faze të rëndë, me komplikacione.
Gjatë dy javëve të fundit me prekjen e popullatave të vendeve fqinje me gripin e ri, numri i mostrave të përpunuara laboratorikisht është mbajtur në nivelin minimal prej 10 rastesh në javë. Laboratori i virologjisë në ISHP është pjesë e rrjetit europian të survejancës së gripit dhe raporton çdo javë pranë këtij rrjeti.
Llogaritjet
në Greqi
Në muajin nëntor, atëherë kur mendohet se do të zgjerohen edhe më tej vatrat e infeksionit të AH1N1, si në të gjithë botën, ashtu edhe në rajonin tonë, brenda një jave do të ketë një numër të lartë të prekurish. Sipas llogaritjeve paraprake të Institutit Shqiptar të Shëndetit Publik, në shtatë ditë të javës, të paktën 15 persona do të jenë të prekur nga gripi i derrit.
Këto përllogaritje janë bërë duke kryer disa veprime të thjeshta matematikore, të cilat përfshijnë numrin e popullsisë për rastet aktuale të të prekurve në rajon, e në mënyrë të veçantë në Greqi e Serbi. Specialistët mendojnë që brenda një jave të kemi 15 persona të prekur nga ky virus, çka do të bëjë të domosdoshme që të kemi 15 vende të disponueshme në reanimacion.
Parashikimet e specialistëve grekë, të bazuara edhe në statistikat globale, bëjnë të ditur se ndoshta një në tre vetë në Greqi do ta kalojë gripin e derrave dhe nëse virusi ndryshon gjenetikisht dhe bëhet më veprues, atëherë kjo shifër mund të shkojë deri në 53 për qind të banorëve. Për sa u përket vaksinave, ministri grek deklaroi dy ditë më parë se doza e parë do të mund të tërhiqet në fillim të muajit tetor dhe pjesa e dytë do të merret në shkurt të 2010-ës. Në fillim do të vaksinohet personeli spitalor, më pas personat që punësohen në fermat e shpendëve. Menjëherë pas tyre në radhë do të jenë pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike, personat mbi 60 vjeç, fëmijët nga 1 deri në 18 vjeç.
Rajoni
Rruga e virusit nëpër malet e Ballkanit
Shqipëria është vendi i fundit që identifikoi një të prekur me gripin e derrave më 21 korrik
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, rasti i fundit u zbulua më 30 qershor. Një 24-vjeçar i ardhur nga Amerika Latine u mjekua me sukses
Më 1 qershor, autoritetet bullgare shënuan rastin e parë me gripin e derrit, një udhëtar nga SHBA. Deri më tani në këtë vend janë 19 të prekur
Gripi mbërriti në Kroaci nga Australia për herë të parë, më 3 korrik. Deri tani numërohen 74 raste, mes të cilëve edhe një grup prej 60 studentësh që kishin qenë në Spanjë
Virusi mbërriti në Maqedoni më 28 qershor nga Australia dhe Greqia. Deri tani janë 52 pacientët e trajtuar
Në Malin e Zi, rasti i parë i gripit të derrave u shënua më 22 qershor te një udhëtar nga Nju Jorku. Deri tani janë 18 raste të shënuara
Rreth 60 njerëz janë infektuar në Rumani gjatë tre muajve të fundit. Rasti i parë u shënua më 23 maj
Serbia ka numrin më të madh të të prekurve me gripin e derrave, deri tani 109. Rasti i parë u shënua më 24 qershor
Në Kosovë nuk ka deri më tani asnjë rast të verifikuar infektimi