A/H1N1, rritet numri i të infektuarve në Kosovë
PRISHTINE- Autoritetet shëndetësore japin alarmin për shtimin e numrit të të prekurve nga virusi A/H1N1 në Kosovë. Mësohet se që prej shfaqjes së parë në Kosovë të gripit të derrave, janë shënuar gjithsej 19 raste të reja të virusit A/H1N1, 6 prej të cilave janë evidentuar gjatë muajive të verës.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në muajin dhjetor pritet mbërritja e vaksinës kundër gripit të derrave dhe fillimi i vaksinimit për kategoritë e riskuara.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga të gjitha institucionet shkollore të raportojnë mungesën e nxënësve për arsye shëndetësore, në mënyrë që të evidentohen rastet e reja të prekjeve nga virusi.
Autoritetet theksojnë se po hasin probleme në rajonet e banuara me shumicë serbe, prej nga informacionet për të prekurit nga virusi janë të kufizuara. (e.n/rel/BalkanWeb)